Rumania dhe SHBA, marrëveshje për mbrojte raketore
Presidenti i Rumanisë, Trajan Bashesku, deklaroi sot se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara, kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e elementeve të mbrojtjes së ardhshme raketore, në një bazë jugore në Rumani.
Kemi rënë dakort që sistemi anti-raketor të vendoset në Deveselu, ish bazë ajrore në rrethin Olt. Baza ajrore mbetet nën komandën e Rumanisë, tha Trajan Bashesku, në një konferencë për shtyp në Bukuresht.
Sipas tij, në bazën Deveselu, që është 30 kilometra nga kufiri me Bullgarinë, do të vendosen mesatarisht 200 e deri në 500 trupa të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Bashesku tha se mbrojtja raketore nuk është e drejtuar kundër Rusisë.
Para më shumë se një viti, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara, kishin filluar negociatat për vendosjen e interceptorëve raketor balistik, që do të jenë funksionalë në vitin 2015.