E Diel, 1 Nëntor 2026

Kultura pa para institucionet Duam leket e biletave

E gjithë shuma vjetore e përfituar nga shitja e biletave në Teatrin e Operas, Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare shkon në buxhetin e shtetit. Pamjaftueshmëria e vazhdueshme e fondeve ka detyruar këto institucione të pretendojnë një pjesë të këtyre parave që ato vetë i fitojnë.

Madje për drejtorin e Galerisë së Arteve ka ardhur koha që të gjitha paratë e biletave të vetëmanaxhohen nga institucioni.

”Evolucioni i mëtejshëm ka nxjerrë në pah problemin e rishikimit, në masën 60-70 %. Është një masë e mirë duke krijuar edhe ndarjen. Një pjesë për të stimuluar çmimet më të mira të krijimtarisë vjetore, dhe një pjesë për të mbuluar shpenzimet e promocionit që vështirë të përballohen me pjesën e buxhetit”-shprehet Zhani Ciko, drejtor i TKOB-it.

”Sado që të jetë 60, 70 apo 80 % e të ardhurave nga biletat, them që është një ndihmesë shumë e mirë për realizimin e një projekti tjetër të Teatrit Kombëtar”- thotë drejtori i këtij institucioni, Kristaq Skrami.

“Më e mira është që të ardhurat të kalojnë 100% për financimin e projekteve të tjera të axhendës tonë vjetore për aq kohë sa buxhetet e MTKRS-së për Galerinë Kombëtare do të vazhdojnë të jenë qesharake”-thotë Rubens Shima, drejtor i GKA-së.

Pretendimi është duke u diskutuar edhe në Ministrinë e Kulturës, por gjithçka do të varet nga ministria e Financave.

“Nëse një institucion ka shumë të ardhura, ka të drejtën që shtetit t’i kërkojë rritje të buxhetit. Sivjet, përveç VKM-ve që rrjedhin nga ligji për artin, të parashikohet edhe kërkesa e këtyre institucioneve”- tha Mimoza Sofroni, drejtoreshë e Artit dhe Kulturës në MTKRS.

Ndryshe nga Galeria e cila funksion më së shumti si muze, një pjesë e parave në Teatër dhe në Opera humbasin nëpëmrjet ftesave të programuara për personalitetet apo vetë artistët.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›