E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri i shitjes së Albpetorl, dyshime edhe për garancinë financiare

Tiranë – Dy ditë pas tenderit për shitjen e Albpetrol, procedura e shqyrtimit të ofertave vazhdon të mbështillet nga një mister i madh. E gjendur nën presionin e opinonit publik, Ministria e Ekonomisë reagoi të shtunën përmes një njoftimi zyrtar.

Ndonëse komisioni i vlerësimit të ofertave është mbledhur të shtunën gjithë paraditen, ministria u mjaftua vetëm me një deklaratë, ku thuhej se komisioni po vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga firmat pjesmarrëse në bashkëpunim me konsulentin e huaj, por pa dhënë asnjë informacion mbi secilën ofertë dhe kompanitë që qëndrojnë pas tyre. Por çfarë qëndron pas gjithë këtij tisi misteri, me të cilin po mbështillet privatizimi më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri? Gjithçka nis me vetë ofertën. Pak kush mund ta priste se në tenderin për shitjen e Albpetrol do të ofrohej një çmim prej 850 milionë Euro, e cila sipas kritereve ligjore që ka përcaktuar qeveria për tenderin duhet të jetë e shoqëruar me një garanci financiare sa 10 për qind e shifrës. Sipas kritereve të tenderit, ajo duhet të lëshohet nga një nga 50 bankat më të mëdha në botë, që zgjidhet nga vetë shoqëria apo konsorciumi përkatës. Për ofertën e parë shuma e garancisë është jo pak, por 85 milionë Euro dhe ajo i kalon automatikisht qeverisë edhe nëse konsorciumi Vetro SilkRoud tërhiqet nga blerja e Albpetrol. Por a ekziston me të vërtetë kjo garanci dhe a është e velfshme ajo? Këtu ka të tjera dyshime, të cilat nisën që në momentin e paraqitjes së ofertës. Kur komsioni hapi zarfin e Vetro SilkRoad, fillimisht spikerja në Ministrinë e Ekonomisë tha se dokumenti i garancisë nuk ishte i firmosur.

Për shkak edhe të cmimit të lartë në lojë kjo situatë krijoi pështjellim tek komisioni i vlerësimit të ofertave duke vënë në lëvizje vetë kryetarin e tij, zvministrin Sokol Dervishaj, i cili menjëherë i konsultoi dokumentat me konsulentin ligjor. Pas kësaj konsulte spikerja korrigjoi deklaratën e mëparshme duke anoncuar se garancia është e rregullt.

Jo zyrtrarisht, nga burime konfidenciale, Top Channel ka mësuar se garancia financiare për ofertën e konsorciumit Vetro SilkRoud është lëshuar nga një bankë amerikane në Çikago. Emri i bankës është Amerikan Chartered Bank. Kjo ngre një tjetër dyshim. Në vendimin për kriteret, qeveria ka paracaktuar se garancia financiare duhet të lëshohet nga një prej 50 bankave më të mëdha të botës. Por Amerikan Chartered Bank është një bankë lokale në Çikago, e cila edhe vetë brenda Shteteve të Bashkuara renditet e 224-a, duke mos e plotësuar këtë kriter. Pavlefshmëria e garancisë, së pari do rrezikonte vetë vlefshmërinë e ofertës dhe, së dyti, ia bën të pamundur qeverisë ta arkëtojë atë nëse konsoricumi tërhiqet nga oferta.

Kjo i shtohet dyshimeve që bëri publike të shtunën gazeta IDEA lidhur me konsorciumin. Pasnjë komunikimi mes gazetës IDEA dhe përfaqësuesit të konsorciumit në tender, Assad Puskar, ky kërkoi korigjimin e lajmit duke thënë se nuk ka marrë pjesë në tender SilkRoad por kompania Vetro Energy Pte Ltd, Ju lutemi të këshilloni se tenderi është bërë në emër të Vetro Energy Pte Ltd, dhe jo Silk Road. Ju lutemi të merrni të gjitha masat e duhura për të siguruar se ofertuesi është quajtur si duhet nën VETRO, kështu që nuk ka konfuzion. Shume faleminderit ky ishte email-i që Puskar i dërgoi gazetës IDEA, pas interesimit të saj se kush ishte në të vërtetë kompania që po jepte ofertën më të madhe për blerjen e Albpetrolit.

Marrë nga Top Channel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›