Misteri i vetevrasjes se shenjtores Eleonore

“Dear God” apo thene ne shqip ‘I dashur Zot”. Kështu e ka ka nisur letrën e saj të fundit e vetëshpallur "shenjtore" Eleonora Bregu, letër e cila është dërguar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore për të saktësuar përfundimisht nëse ndodhen apo jo gjurmët e saj të gishtave këtë dokument.
Policia e Tiranës thotë se viktima është vetëvrarë me një pistoletë, të cilën gruaja e mbante pa leje dhe se dhoma, ku ajo u gjet nga fëmijet ishte e mbyllur nga brenda dhe dritaret ishin të mbyllura.
Ne fund te letres gruaja thote policia ka nenshkruar emrin, mbiemrin dhe firmen. Policia thote se ka pyetur femijet e viktimes te cilet kane thene se nuk e dinin qe e ema mbante arme, nderkohe qe i vetmi njeri ne ambientet e sektit fetar qe ndodhej ne oret qe ka ndodhur vetëvrasja ishte roja. Ky person ka deklaruar ne polici qe nuk ka degjuar te shtena thane burimet e policise.
Gruaja qe drejtonte prej vitesh nje mision fetar kishte kete te merkure nje proces, ku Vakefi i Shenjte i Lidhjes Hyjnore qe ajo drejtonte ndodhet i paditur ne nga pronaret e truallit ku ndodhet Fondacioni Eleonore. Procesi, sipas faqes zyrtare te Gjykates se Tiranes, ndodhej ne pritje te leximit te akt-ekspertimit per kufijte e truallit, ndersa procesi, sipas ketyre te dhenave, ka nisur qe ne muaj shkurt te ketij viti.
Ne ambientet ku ndodhet selia e sektit fetar, homazhet per Eleonora Bregun jane bere me dyer te mbyllura per mediat, nderkohe qe njerez te shumte mes te cileve edhe besimtare te ketij sekti hynin per ceremonine e fundit, nje lamtumire kjo qe gjate gjithe dites shoqerohej me muzike funebre ne sfond.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika “Gërdeci”, nis mbrotja e të pandehurve
Pas një shtyrje dy-javore, procesi gjyqësorë për tragjedinë e Gërdecit ka rifilluar me konkluzionet përfundimtare të avokatëve mbrojtës për klientët e tyre. Dy interpretime për një vendim
Gjykata e shkallës së parë në Fier ka vendosur që të pezullojë zbatimin e aktit administrativ të prefektit të Fierit, që lajmëronte mbledhjen e Këshillit të Qarkut. “Mister” tenderi i Pollos
Tenderi për dhënien me koncesion për të ndertuar dhe menaxhuar rrjetin e internetit me bazë të gjerë në Shqipëri është zhvilluar në terr informativ. Vlorë, kapen 30 kg kanabis
Policia Kufitare e Vlorës ka kapur dhe sekuestruar rreth 30 kg lëndë narktoike e dyshuar si kanabis sativa. Elbasan, mjeti del nga rruga, vdes 55-vjecari
Nje aksident me pasoje vdekjen e nje personi ka ndodhur ne aksin Elbasan- Prrenjas. Ngjarja ka ndodhur prane fshatit Kokreve te Komunes Hotolisht te Librazhdit.
Lajmet kryesore
Pakti politik, miratohet Kodi Rrugor tek Ligjet
Socialistët dhe demokratët votojnë në unanimitet
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
Shkodër, masakër nëpër lumenj
Gjirokastër, hapet konsullata italiane