Europa flet gjermanisht

E gjithe Europa tani flet gjermanisht.Në mesin e krizës së borxheve që po gjunjëzon bllokun, Berlini ka nisur te shfaqet si lider dhe pretendimet kontroverse te Angela Merkelit se te gjitha vendet e BE-se duhet te ndjekin kryesimin gjerman, kane shkaktuar reagime.
Ne shenjestren e komenteve te kancelares ishte me se shumti Britania, qe per Merkel, duhet te tregohet me pak egoiste kundrejt Bashkimit Europian. Tensionet gjermano-britanike mbi menyren sesi duhet menaxhuar kriza e borxhit jane thelluar akoma me shume.
Perpara nje takimi me David Cameron, Merkel tha se nuk do te lejoje qe Londra t'ia hedhe paq me refuzimin e saj per te mbeshtetur taksen e transaksioneve financiare europiane.
"Britania,- tha shefja e Kriza FinanciareBanka Aziatike: “Kinë-Indi të ndihmojnë Europën”BE kritikon agjensitë e kreditimitCameron: Kriza evropiane, shans i ri Unionit Kristian Demokrat, - ka pergjegjesine e saj per ta kthyer Europen ne nje sukses". Edhe me tej e con kete linje nje prej aleateve te saj me te ngushte, Volker Kauder, i cili insiston se fakti qe Mbreteria e Bashkuar e ka per detyre te ndihmoje Eurozonen, edhe pse vete eshte jashte zones se Euros.
"Komentet e tij,- shkruan shtypi britanik,- do te terbojne konservatoret ne Londer te cilet kembengulin se zgjidhjet e propozuara nga Merkel per ngercin e Eurozones kercenojne te terheqin ne gremine edhe ekonomike britanike".
Ne zemer te ketij debati qendron taksa Tobin, apo taksa Robin Hood, sic e quajne ndryshe, e cila ka marre mbeshtetjen e presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe disa shoqatave te rendesishme bamiresie ne Britani.
Por Londra zyrtare i ka bere rezistence implementimit te saj pa u perkrahur me pare nga Shtetet e Bashkuara apo ekonomi te tjera te medha. Taksa mbi transaksionet financiare shihet si instrument i efektshëm kundër spekullimeve dhe si menyre per shmangien e krizave te ardhshme financiare. BE-ja shpreson qe nga vendosja e saj te siguroje deri ne 20 miliardë euro të ardhura në vit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
PDIU: Autoritetet të reagojnë për thirrjet antishqiptare
"Nuk mund të pranohen fyerje nga askush"
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Shkodër, masakër nëpër lumenj
Gjirokastër, hapet konsullata italiane