Kufizime agjencive te riskut

Komisioni Europian propozon rregulla më të ashpra për agjensite e rating-ut, përfshirë ‘Standard&Poor`s’, ‘Moody`s’ dhe ‘Fitch’, prej të cilave do të pretendohet më shumë transparencë dhe përgjegjësi për gabimet.
Qëllimi është të frenohen bizneset spekullative ne bursa dhe problemet e shkaktuara nga vleresimi i ketyre agjensive. Pika qe coi ne derdhjen e fucise, ishte incidenti me Francen. ‘Standard and Poor`s’ tha se ulja e shkalles se besueshmerise se saj ishte nje gabim kompjuteri, por orteku i reagimeve ne tregje nuk ndalohej dot me.
Ne mbare boten, brokeret filluan te shisnin aksionet dhe bonot shtetërore franceze. Norma e interesit për letrat 10-vjecare me vlerë te Frances, u rrit menjehere, duke dhene shembullin ndoshta me te qarte te fuqise pushtetit të agjencive të vlerësimit.
“Raporti i Komisionit permbyll nje pune nje vjecare dhe shenon te paren here qe bashkimi europian vendos te ndaloje nje produkt financiar te perdorur per te spekulluar me borxhin e jashtem. Ne vend qe t’i qetesoje tregjet, kjo teknike i ngacmon akoma me shume dhe rrit presionin e tyre mbi shtetet pa ofruar ne kembim asgje pozitive sepse nuk siguron asnje lloj financimi”, tha Pascal Canfin, raportues.
Brukseli dëshiron t'i vërë një lloj kufiri këtij pushteti dhe force të agjencive të vlerësimit, duke u ndaluar atyre te publikojne gjykime dhe vlerësime për vendet e Eurozonës që janë në krizë. Komisioni do t’u kerkoje organizmave ne fjale llogari per te dhenat e gabuara që mund të japin dhe do t’i kaloje vleresimet e tyre ne siten e tij te kontrollit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
PDIU: Autoritetet të reagojnë për thirrjet antishqiptare
"Nuk mund të pranohen fyerje nga askush"
AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar
Vetëvritet “Shenjtorja” Eleonorë
Shkodër, masakër nëpër lumenj
Gjirokastër, hapet konsullata italiane