E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitaj “zbret” në fushë/ Mbrojtesi kuqezi zhvillon seancën e parë stërvitore me Genoa

Mario Mitaj është zyrtarisht futbollist i Genoas.

Klubi italian ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili rikthehet në futbollin europian pas eksperiencës me Al-Ittihad në Arabinë Saudite.
Ai ka kryer këtë të hënë stërvitjen e parë me ekipin italian.

22-vjeçari është prezantuar nga klubi i Serie A, duke firmosur kontratën që e lidh me skuadrën italiane.

Mitaj transferohet te Genoa me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa ai pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit për përgatitjet para nisjes së sezonit të ri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›