Mitet false të dordolecit Sali Berisha
Personazhi kronologjik S-S është i tillë: Në vitin 1990, kur diktatura komuniste, për të shpëtuar lëkurën, deklaroi se lejonte pluralizmin politik në Shqipëri, personazhi S-S, në krahë të ish-kreut të pushtetit komunist, kundërshtoi me forcë, duke kërkuar vazhdimin e përjetshëm vetëm të vijës së lavdishme të PPSH. Në momentin kur studentët e kishin tronditur dhe e kishin asfiksuar totalisht diktaturën komuniste, personazhi S-S, u fut si profesor i dashur dhe aktivist anti-diktaturë mes studentëve. Pasi u vet-prezantua si mik i studentëve, personazhi S-S arriti të ngjitej si idhtar demokracie në podiumet e protestave studentore. Pastaj, butë-butëdhe me kujdes e pa zhurmë si zvarranik, personazhi S-S uzurpoi rolin e agjitatorit të egër anti-regjim. Në momentin që studentët dhe banorët e Tiranës, po rrëzonin monumentin e diktatorit, personazhi S-S vrojtonte organizatorët nga brenda një veture të policisë sekrete të diktaturës. Më pas, personazhi S-S u shfaq në rolin e disidentit anti-komunist, duke përfaqësuar studentët në luftën me kupolën e diktaturës. Brenda pak ditëve, personazhi S-S uzurpoi rolin si udhëheqës i Lëvizjes Studentore e Intelektuale. Më tej, personazhi S-S u vet-shpall iniciues dhe organizator i lëvizjes studentore e intelektuale qysh në vitin 1988!. Më tej, u vet-shpall krye-themelues i partisë opozitare anti-komuniste PD. Pas rënies së diktaturës, personazhi S-S u bë pronar i pushtetit të ri politik-ekzekutiv. Prej 20 vitesh, personazhi S-S, vazhdon të jetë pronar i vetëm i PD, duke u vet-deklaruar e pompuar nga agjitatorët e oborrit të tij, si përmbysës i diktaturës komuniste. Tashmë që gjendet 7 vjet brenda moshës së tretë, personazhi S-S po përpiqet të futet në historinë e Shqipërisë, ashtu siç ëndërron e jo siç ka lënë gjurmët. Po cili është personazhi S-S? Eshtë SALI RAM BERISHA, ish-komunisti ekstremist, ish-spiuni i sigurimit, ish-persekutori i studentëve dhe intelektualëve, prej 20 vitesh dordolec politik, i veshur me shumë mite false
Jo mik, por persekutor i studentëve
Me mision të ngarkuar prej Sigurimit të Shtetit dhe kupolës së diktaturës, personazhi S-S u fut brenda Lëvizjes së Dhjetorit 1990, duke u vet-prezantuar dhe propaganduar prej shërbimit sekret, si mik i studentëve. Të rinjtë studentë dhe pedagogë e njihnin doktor-profesorin si komunist të betuar, që i nxirrte nga auditoret për barseta e flokë të gjata, që nuk i pranonte në provime me shfaqje të huaja. Që i fuste tek dhoma e edukimit së bashku me operativin e sigrimit të Fakultetit, ku i edukonte dhe u griste fundet, fustanet e ngushtë e të shkurtër dhe pantallonat kauboj. Personazhi S-S, shkonte natën në godinat studentëve, duke vigjëluar, se në cilën dhomë dëgjoheshin tinguj këngësh dekadente dhe barcaleta kundër pushtetit popullor. Mëngjes drekë e darkë, qyteti Studenti në ato ditë të lëvizjes anti-komunsite, nisi të gjëmonte nga propaganda false e një ekipi special agjitatorësh, të cilët e paraqesnin personazhin S-S, si mik të afërt të studentëve, si inicues dhe organizator i lëvizjes stduentore anti-komuniste. Ky mit fals ra, kur ne media u publikua përshëndetja që personazhi S-S i dërgoi kupolës së diktaturës komuniste, si themeluese të pluralizmit politik.
Jo disident anti-komunist, por komunist i tërbuar
Personazhi S-S, ka vepruar si komunist ekstremist që nga viti 1968 në moshën 24 vjeçare e deri në dhjetor 1990, në moshën 46 vjeçare, kur sigurimi i shtetit dhe kupola e diktaturës e hodhën me shërbim special, si desant brenda lëvizjes studentore, për ta patur e për ta marrë atë nën kontroll. Plot 23 vite komunist ka qenë personazhi S-S, graduar si sekretar partie për merita të shquara në luftën e klasave, në zbulimin dhe denoncimin e armiqve të regjimit. Për shkak të misionit si anti-komunist, duhej të bëhej i besueshëm tek studentët dhe shqiptarët. Hodhi publikishit teserën e PPSH dhe nisi të vjell vrerë ekstrem kundër partisë ku militoi me devotshmëri dhe nisi sulmet agresive kundër udhëheqësve që e bënë profesor, doktor dhe sekretar partie dhe për më tepër, kundër sigurimit të shtetit, që e kishte sy-vesh-gojë vigjilente në zbulimin dhe luftën kundër armikut të klasës. Në çdo moment, anti-komunizmin ekstrem fals të personazhit S-S e propagandonte një makineri e sofistikuar agjitative. Ky mit fals ra, kur në media u publikuan prova, që personazhi S-S ka qenë veçse një eksponent komunisti fanatik ekstremist.
Jo flamurtar i pluralizmit, por mallkues i tij
Personazhi S-S, ishte i përzgjedhur mes intelektualëve komunistë të oborrit të diktaturës, që mblodhi kupola e pushtetit për të diskutuar dhe pranuar, ose jo publikisht pluralizmin politik në Shqipëri. Edhe pse ishte instruktuar prej kupolës komuniste, që të ngrihej e thoshte PO PLURALIZMIT, personazhi S-S u ngrit dhe deklaroi prerazi JO. Tepër energjik, ashtu si në 23 vitet si profesor, komunist e sekretar partie, personazhi S-S kërkoi që të vazhdonte roli udhëheqës i PPSH, si e vetmja garanci politike drejtuese e jetës së vendit. Edhe pse kreu i kupolës komuniste ia bëri disa herë me shenjë që të thoshte të kundërtën, personazhi S-S e mbylli fjalën e tij me deklaratën: Ne e kemi një parti që na drejton, kemi PPSH, nuk na duhen të tjera. Të nesërmen e atij takimi, ekipi i agjitatorëve pompues, nisën propagandën në shtyp dhe mjediset publike mes studentëve, mësuesve, intelektualëve, minatorëve, naftëtarëve e kudo, se personazhi S-S, gjoja kishte kërkuar hapur dhe më këmbëngulje pluralizmin politik dhe heqjen e rolit udhëheqësa të PPSH. Ky mit fals ra, kur në ekrane u shfaqën kronikat e kohës që tregonin me zë e me figurë, se personazhi S-S nuk ishte flamurtar i pluralizmit, por mallkues i tij.
Jo mik i të dënuarve politikë, por përgjues, denoncues dhe burgosës i tyre
Një nga mitet false, që i duhej sigurimit të shtetit dhe kupolës së diktaturës, për ta bërë të besueshëm personazhin S-S në sy të shqiptarëve, ishte dhe propaganda intensive, për ta paraqitur si mik të afërt, të dhimbsur e bashëkvuajtës të ish-të persekutuarve e të dënuarve politikë. Fillimisht u përhap mashtrimi, se personazhi S-S, ishte ai që detyroi diktaturën komuniste të hapte burgjet dhe kampet e internimit ku mbaheshin të izoluar kundërshtarët e regjimit. Me këtë mit fals, personazhi S-S zhvaste votat e familjeve anti-komuniste, por dhe paraqitej publikisht si bashkëvuajtës, si mik, si mbështetës dhe dashamirës i tyre. Kjo maskë e ky mit fals, pati efekt deri para disa kohësh, kur në media doli një nga ish-të dënuarit me varje prej diktaturës, cili denoncoi publikisht dhe me prova personazhin S-S, si përgjues, denoncues në hetuesi dhe dënues me varje në gjyqin e zhvilluar në vitin 1975.
Jo krye-themelues i PD, por uzurpues djallëzor i saj
Fillimisht, në ditët e para të misionit të tij si spiun brenda lëvizjes studentore, personazhi S-S, qëndronte nën pragun e derës të dhomës kur mblidheshin studentët. Pastaj, nën mitin fals të profesor-mikut të studentëve e pedagogëve, arriti të ulej në një nga karriget tek dera e dhomës. Pastaj, po nën këtë mit fals, arriti të jap mendime për programin e lëvizjes. Pastaj, po nën këtë mit fals, arriti të bëhet pjesë e udhëheqjes studentore. Pastaj me mjeshtërinë e karrierës si sekretar partie i PPSH, arriti të bëhet bashkë-themelues i PD. Pastaj, me intrigat e tij të viteve si komunist, u ngjit në krye të lëvizjes dhe… u bë kryetar i PD. Këtë ngjitje të qetë të llojit zvarranik shumë-këmbësh, ia mbështetën agjitatorët me propagandë e bëma të anti
