E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mit’hat Frashëri

18-09-2012 / Nga Uran Kostreci

Nga kreu i Dangëllisë dalloi me mall                                   

Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë                                   

Samin’prej bronxi, Abdylë e Naim benë,                               

Po, ti, Mit’hat, pse nuk je, aty, vallë?
Ti Lumo, u prive burrave të rrallë,                                   

Në Manastir, e bëre alfabenë:                                       

N’Europë, Ti, e mbrojte mëmëdhenë   
Të gjuhës shqipe shpuzë mbajte gjallë
Ti, n’Vlor’ me Ismail ngrite flamurë                                   

Makutve fqinjë, maskën, ua çore                                   

Dhe çamët muhaxhir në mbrojtje i more.
I Ajkës Kombit, prijs, o Lumo, o burrë,                               

Që nga të kuqtë u shave, t’hodhën gurë,                               

Ti, ngel profet, medet, s’ke një shtatore!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›