Fokus/Shkëlqim Cani, dëshmori i parë i Edvin Adhamudhit
Nga farsa e “Pas vdekjes” së Çajupit tek farsa e “Rilindjes ekonomike” të Ramës, në mes jetësimi i Adhamudhit – Dr.Canit të Edvinit
Kush nuk ka dëgjuar vite me radhë fabulën e Doktor Adhamudhin, personazh parazit, zengjin, “grekoman” e oportunist, i krijuar prej penës magjike të Andon Zako Çajupit, në farsën teatrale të “Pas vdekjes”. Së fundmi figura e Doktor Adhamudhit u përmend pa leje në farsën “Rilindje ekonomike” të Ramës në skenën e TOB-it me rolin protagonist të Shkëlqim Canin, i cili u shpreh: “E dimë që ekonomia është në udhëkryq. Partia Socialiste e ka udhërrëfyesin. Doktor Adhamudhi thoshte: E ke sëmurë njërin sy, kërreje të shpëtosh tjetrin. Ne urgjentisht duhet të kërrejmë doktorin, që të shpëtojmë ekonominë”.
Mirëpo kjo dalje e papritur retorike e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Cani shumë spektatorë prezentë e kanë lexuar me nënqeshje pasi panë një Edvin të ngrysur për citimin e pavend të farsës së Cajupit, ku dukej ashiqare tallja me veprën “Pas vdekjes” vjen “Rilindja Shqiptare”. Ndaj në këtë sens Rama ka lexuar tek citimi i dibranit Cani një lojë cinike me dy kuptime sepse për metodat radikale është shquar PS-ja me propozimet për “zhdukjen” e biznesit të lirë dhe rikthimin e logjikës së klientelës për bizneset afër tij. Parimi radikal i Doktor Adhamudhit në mjekësi “në të dhëmb një krah, krreje, të shpëtojë tjatri”, fare mirë mund të duket për analogji me parimin radikal të Edi Ramës në ekonomi “do heq taksat për biznesin”. Logjika e “kërrejes” sipas formulës “pas meje kiameti” nuk mund të duket në lidhje me politikën e kryeministrit Berisha, por në retorikën e Ramës që sulmon investimet e huaja, privatizimet dhe modelin liberist të qeverisë Berisha. Përkundër, shefi i opozitës ka deklaruar se nëse vjen në pushtet do të heqë koncesionet dhe shfuqizojë privatizimet duke u kthyer në logjikën e shtetëzimeve. Leximi i formulës marksiste “do heq taksat” përkthehet në rastin më të mirë në një mbyllje të biznesit për shkak të uljes së kërkesës së tregut dhe mos-qarkullimit të parasë, ku investimet publike do të pësonin një kolaps financiar e për pasojë shumë ndërmarrje do të falimentonin duke rritur papunësinë e shtuar varfërinë.
Megjithatë një gjë është e sigurt modeli ekonomik i Shqipërisë është pakthyeshëm sepse garanton zhvillimin e qëndrueshme dhe çdo model alternativ, pa privatizime dhe koncesione për investime të huaja, është i papranueshëm për partnerët tregtarë të vendit. Kreu i PS që në makro-ekonomi është një nxënës i dobët keqpërdorin “profesorët” për të fshehur paaftësinë për të lexuar realitetin ekonomik të vendit.