Miti afrikan: Seks me virgjëresha për të shpëtuar nga AIDS-i
Share
Vajza të vogla e të pafajshme po rrëmbehen dhe po detyrohen të martohen me të moshuar me AIDS, pasi ekziston miti se nëse bëjnë seks me një virgjëreshë, kjo do i shërojë nga sëmundja.
CNN ka zbuluar këto abuzime mes popullsisë Xhosa në Afrikën e Jugut.
Sipas investigimit, thuhet se shumë nga rrëmbimet bëhen pasi bien dakord me prindërit e vajzës në këmbim të parave cash.
Në këtë zonë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi nga qeveria, për të bindur banorët se nga AIDS-i nuk të shëron gjë.
Një qendër është ngritur për viktimat e këtyre martesave.
Në këtë zonë vitin e shkuar 11 persona janë akuzuar për rrëmbim dhe seks me minorene.