E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet polici, hyri tek shtëpia e komshiut që të lante rrobat

Share

Një oficer policie nga Pittsburgh, SHBA, është nën akuzë pasi ka hyrë në shtëpinë e komshiut të tij për të larë rrobat.

Jason Rocco jetonte pranë një shtëpie që kishte pak kohë që kishte dalë në shitje.

Pronari i saj nuk jetonte aty prej muajsh, por habitej me faturat e energjisë shumë të larta. Pronari i tha policisë se ai kishte hyrë në shtëpi dhe kishte gjetur lavatriçen plot me rroba, duke u larë. Mes tyre ishin edhe uniforma e policit. Dera e pasme e shtëpisë ishte thyer.

Oficeri i policisë do dalë përpara gjyqit, ndërsa kërkoi që ti ktheheshin rrobat e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›