E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miti i vizave

Pas nje muaji Bashkimi Europian do te miratoje edhe de juro liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen. Ne hjetor qytetaret e dy vendeve do te kene mundesine te levizin lirshem brenda territorit te shteteve te zones Shengen. Ne kete menyre Shqiperia i bashkohet zones se levizjes Shengen nje hap i rendesishem pozitiv dhe nje premtim permanent politik i cdo qeverie. Shqiperia e 20 viteve te fundit eshte dominuar nga retorikat e integrimit dhe vizave shpesh duke njesuar ose rivalizuar njera-tjetren megjithese jane dy koncepte te ndryshme ne thelb dhe ne permbajtje. Integrimi eshte nje synim madhor nje interes kombetar kurse liberalizimi i vizave eshte nje gjest teknik nje vendim administrativ qe nuk ka te beje me interesat madhore politike dhe kombetare. Fakti se edhe kete vit politika shqiptare po i jep shume me teper rendesi vizave sesa ngjarjeve madhore p.sh vendimit te paralajmeruar te BE-se per refuzimin e fteses se vendit kandidat per anetaresim eshte nje deshmi tjeter e qarte e spekulimit mbi integrimin si dhe e zhvendosjes se prioriteteve nga perkatesia integrale ne BE te vizat ne pasaporta. Ne boten e sotme ka disa dhjetera vende qe kane regjim liberal vizash me BE-ne zona Shengen ose me shume se ajo dhe qe nuk jane pjese e BE-se dhe as nuk konsiderohen pjese e planeve integruese te saj. Shembuj te fresket jane shtete e vende nga Australia e larget dhe deri te Turqia nga Hong Kongu deri ne Kanada.
Shqiperia perfitoi regjimin e liberalizimit te vizave shume me vone se vende te tjera rajonale si Maqedonia Mali i Zi apo Serbia. Ky eshte nje tregues se edhe kete here ne ishim te fundit dhe zakonisht te fundit meritojne te festojne por jo te sillen me festa sikur te ishin te paret. Palet politike akuzojne njera-tjetren ndonjehere me te drejte per vonesat e tranzicionit dhe procesit te vizave. Qe nga 1992 cdo qeveri kishte mundesite per te regjistruar qytetaret siguruar kufijte krijuar dokumente identifikuese modern dhe per te krijuar nje sistem verifikimi ne partneritet me agjencite e shtetet europiane. Maxhoranca aktuale punoi shume per te plotesuar keto standarde dhe per kete natyrisht qe meriton vleresim. Gabimi i saj eshte se kete vleresim modest te fundit ne rajon dhe se cdo qeveri me siguri tani do ta arrinte ajo po e perdor si nje sukses historik madje edhe shekullor per shtetin e shoqerine shqiptare. Shqiptaret kane levizur lirshem ne cdo perandori romake bizantine otomane dhe gjate shekullit te kaluar edhe ne periudhen e Republikes e Monarkise se A.Zogut apo periudhat e dy lufterave boterore. Ishte sistemi komunist ai qe izoloi vendin dhe sot liria e levizjes eshte ne thelb nje korrigjim i kesaj periudhe izolimi.
Debati mbi vizat liberalizimin etj rrezikon te banalizohet nga aktore politike e publike qe e shohin ate si nje flamur shpetimi per karriera personale apo si nje shpate vrasese politike ndaj rivaleve politike. Sjellje te tilla si ajo kur titullare te shtetit bredhin fshatrave duke thene se qe nga dhjetori te gjithe jane qytetare te barabarte europiane se kjo eshte arritja me e madhe historike qe nga koha e Skenderbeut apo qe shpikin krahasime absurde ai ajo se Nene Terezen po e nderojme me liberalizim te vizave apo edhe me keq qe mbushin median e pavemendshme me deklarata absurde se po punojme per liberalizimin shume shpejt te vizave me SHBA jane sjellje tipike provinciale propagande banale dhe ne thelb fyese per qytetarin shtetin dhe partneret tane nderkombetare. Miti se vizat jane baras me integrimin eshte anakronik joreal dhe spekulativ. Liberalizimi i vizave do te jete nje ndihme e madhe per qytetaret ne nevoje ata qe kane nevoje per kurim me parate e tyre ata qe duan te vizitojne te aferm ata qe duan te bejne vizita turistike ata qe duan te kryejne kurse kualifikuese ata qe duan te provojne shanse konkurrimi ata qe p.sh duan te vizitojne ndonje arkiv muze apo vend te vecante. Por procesi e ka nje cmim dhe per vende si Shqiperia ky cmim duhet te merret ne konsiderate. Sondazhet nderkombetare tregojne se pritet qe nje numer minimal 50 mije deri ne maksimal 300 mije qytetare te shfrytezojne liberalizimin e vizave per te kryer udhetime jashte shtetit. Asnjera shifer nuk eshte shqetesuese per zonen Shengen perballe 3.4 milione rumuneve apo 1.2 milione bullgareve.
Gjithsesi ne duhet te marrim ne konsiderate disa pasoja te tjera anesore. P.sh secili prej tyre do te kerkoje te bleje bilete udhetimi dhe te kete para kesh te gjitha ne euro. Brenda pak muajve sasia e euro-s qe do te dale nga Shqiperia do te jete shume e madhe ne raport me kapacitetet tona. Kjo do te shoqerohet me rritjen e vleres se euro-s zhvleresimin e parase shqiptare me ndikim te madh ne pagesat e kredive pagat zyrtare e private si dhe me transaksionet ekonomike te biznesit. Gjithashtu vizitat masive jashte shtetit do te ulin ndjeshem prurjet e parave te emigranteve ne ndihme te familjeve te tyre sic ka ndodhur gjate 20 viteve te fundit shume qytetare do te preferojne blerjet direkte jashte dhe jo brenda nje kosto e madhe per tregun e brendshem. Pjese e kontingjentit te vizave do te jene shume te rinj te zonave periferike si dhe nje pjese e madhe e atyre punetoreve qe aktualisht me pagesa minimale punojne ne firma e kompani te medha private fasonet etj. Kjo do te sjelle crregullime ne tregun e punes dhe nje ndryshim thelbesor ne veprimtarine private si dhe ne raportet e eksportit - importit. Ne keto rrethana detyra e cdo qeverie duhet te jete pergatitja per perballimin si me suksesin e liberalizimit te vizave ashtu edhe me problemet e brendshme qe krijon ajo. Ne Maqedonine fqinje liberalizimi i vizave rriti ndjeshem kuotat e qeverise por tre muaj me pas kuotat shenuan renie drastike per te njejten arsye. Kjo do te ndodhe edhe ne Shqiperi. Nuk eshte shqetesimi te kuotat politike te qeverise por te qeverisja dhe efektiviteti i aktivitetit te saj te qytetaret. Qytetaret meritojne nje qeverisje qe kujdeset per ta merr masa parandaluese te krizave ne treg qe jo vetem informon qytetaret mbi risite pozitive por edhe ato negative te liberalizimit. Le te festojme ne dhjetor por njeheresh le te shpresojme se festa nuk krijon dehje dhe borxhe te cilat neser mund te na detyrojne pamundesi financiare udhetimi dhe te krijojne rritje te disnivelit ekonomik midis qytetarit shqiptar e atij europian.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›