Kontributi i harmonise fetare ne integrim

Ndergjegjia fetare nuk u perpoq te asimilonte
ndergjegjjen kombetare e as karakterin e tij etnik. Dhe kjo cilesi u ka rene ne
sy mendjeve me te iluminuara te Evropes. Xhorxh Bajroni do te pohonte se une
i dua shqiptaret... Feja nuk i ben ata te ndryshojne zakonet e tyre. Ndersa
studiuesi Tomas Arnold shprehet se Krenaria kombetare e shqiptareve eshte e
madhe. Kur dikush pyet nje shqiptar se ceshte para se te pergjigjet nese eshte
mysliman apo i krishtere ai do te pergjigjet se eshte shqiptar.
Nga Bamir Topi
Falenderoj organizatoret per kete nder te
vecante qe me beni qe si President i Republikes te ripohoj nje nga vlerat me
fisnike te ketij populli - harmonine fetare. Me kete rast do te doja tju
pershendes te gjitheve ju qe keni treguar interes per te bashkendare
kontribuar dhe degjuar mbi temen shume te cmuar dhe te vleresuar te forcimit te
harmonise fetare si nje prej elementeve identitare te jetes se vendit dhe nje
mbeshtetje thelbesore ne procesin e integrimit evropian.
do shtet ne familjen evropiane ka historine e tij me fene te cilen e ka
realizuar nepermjet proceseve kulturore gje qe e gjen shprehjen e vet me
iluminizmin dhe proceseve politike qe kulmojne me Revolucionin francez i cili
sanksionoi ndarjen e fese nga shteti per te ardhur ne stadin e larte te
shtetit demokratik laik qe karakterizon Evropen e sotme. shte kjo arsyeja qe
BE-ja i mirepret besimet e ndryshme si te ligjshme dhe te barabarta ne harmoni
me karten e te drejtave themelore te njeriut dhe me parimet universale te
demokracise si kontribuese te drejteperdrejta per nje jete me te mire dhe ne
paqe. Shteti shqiptar sic e kam theksuar edhe ne te tjera raste lindi
mirfilli si shtet laik si nje formule efikase qe permblidhte brenda vetes
interesat e te gjithe shqiptarve dhe mentalitetin e tyre per bashkejetese dhe
harmoni. Ne e dime qe shteti laik dhe laicizmi jane kusht themelor i harmonise
nderfetare ne nje shoqeri multifetare. Ne kete kontekst Shqiperia lindi
evropiane.
Te nderuar zonja dhe zoterinj
Shqiptari gjate gjithe historise se tij ka
dy gjera te shtrenjta e te shenjta - Zotin dhe Atdheun - aq sa Fishta shpesh do
tia kujtonte te huajve se shqiptaret Per Zot e troje te veta nuk u dhimbet gjaja
e jeta. Per kombin tone gjate historise shume gjera mund te kene ndryshuar
por besimi tek Zoti dhe dashuria per Atdheun kane mbetur te pandryshueshme.
Ndergjegjia fetare nuk u perpoq te asimilonte ndergjegjjen kombetare e as
karakterin e tij etnik. Dhe kjo cilesi u ka rene ne sy mendjeve me te
iluminuara te Evropes. Xhorxh Bajroni do te pohonte se une i dua
shqiptaret... Feja nuk i ben ata te ndryshojne zakonet e tyre. Ndersa
studiuesi Tomas Arnold shprehet se Krenaria kombetare e shqiptareve eshte e
madhe. Kur dikush pyet nje shqiptar se ceshte para se te pergjigjet nese eshte
mysliman apo i krishtere ai do te pergjigjet se eshte shqiptar.
Besimin tek Zoti shqiptaret e perjetuan ne forma te ndryshme duke iu lutur
Atij sipas riteve specifike e tradicionale te gjithesecilit por te vetedijshem
qe po i luteshin te njejtit Zot te perbashket.
Kete fakt e kane ushqyer me predikimet e tyre ndaj besimtareve udheheqesit
shpirterore te komuniteteve fetare duke mos lene shteg per keqkuptime dhe interpretime
qe cojne ne konflikte. Kjo tregon se paqja kurre nuk mund te rrezikohet nga
numri i besimeve kur fete predikojne dhe interpretojne drejt mesimet e Bibles
dhe Kuranit.
Mesime qe ne origjinal nuk rrezatojne asgje tjeter vec paqe bashkejetese dashuri
e respekt per tjetrin humanizem e perkujdesje ndaj nevojtareve elemente keto
te domosdoshme per nje jete te qete te njerezve mbi toke.
Per komunitetet tona fetare Shqiperia ka qene trualli dhe catia nen te cilen
kane jetuar dhe jane lutur se bashku. Ne shekuj ata kane bashkuar perpjekjet e
zemrat qe te bejne shtet ta mbrojne ate nga rreziqet dhe ta fusin ne rrugen e
zhvillimit dhe te progresit. Udheheqesit e besimeve fetare ne Shqiperi kane
patur dhe vazhdojne te kene nje kontribut te shkelqyer duke u angazhuar
personalisht dhe se bashku ne te gjitha etapat me te veshtira te historise se
vendit tone.
Nese shohim ne retrospektive veme re se Rilindja Kombetare nje nga
shperthimet me te shndritshme te gjenise kombetare eshte nje shembull se identiteti
kombetar dhe parimet per nje Shqiperi te perparuar e te orientuar nga
Perendimi jane bashkendare prej tyre pa asnje dallim feje dhe krahine. Dielli
lind nga perendon shkruante Naimi yne.
Te nderuar te pranishem
Atehere kur para Shqiperise dhe shqiptareve shtrohej nevoja historike e
njesimit te alfabeteve dhe kthimit tek rrenjet perendimore bashke me
intelektualet me ne ze ishin edhe misionaret dhe prijesit fetare qe udhehoqen
procesin e njesimit te alfabetit me germa latine deri ne organizimin e
Kongresit te Manastirit qe e finalizoi kete rrugetim.
Keshtu njesise kombetare i pergjigjej njesia gjuhesore. Xhamite teqete e
kishat ne momente te rendesishme historike jane shnderruar ne vatra te gjuhes
shqipe te shkruar e predikuar ne tempuj te Zotit e te ndjenjes kombetare.
Nje nga ngjarjet me kulmore historike pas epopese legjendare te Skenderbeut
eshte Pavaresia e fituar ne nentor te vitit 1912 dhe pa asnje dyshim mund te
themi qe kontributi i perbashket i komuniteteve fetare ishte i padiskutueshem
dhe shume i frytshem.
Ne perberjen e delegacioneve qe benin lobim neper kancelerite evropiane tek
udheheqesit e krahinave qe mobilizonin popullin per rezistence ne aktin final
te firmosjes se Pavaresise ne perberjen e qeverise se pare shqiptare gjejme
shume klerike te feve te ndryshme dhe ne kete kuptim eshte e lehte per tu
bindur se cfare kontributi kane dhene komunitetet fetare ne konsolidimin e
shtetit tone te pavarur.
Ne periudhen e instalimit te njeres prej diktaturave me te egra qe ka njohur
historia moderne e Evropes te nje diktature ateiste e dhunuese ndaj besimeve
perfaqesuesit e komuniteteve fetare misionaret e veprimtaret e fese dhane
kontributin e tyre duke ndergjegjesuar popullin per rrezikun qe i kanosej
vendit.
Se bashku u lidhen ne akte sakrifice e rezistence sepse ata ishin te
vetedijshem se cili do te ishte produkti i komunizmit. Ne altarin sublim te
vuajtjes dhe martirizimit ata u bashkuan si bij te nje Zoti te vetem.
Se bashku perballuan kalvarin e vuajtjeve per 46 vjet. Se bashku dolen para
skuadrave te pushkatimit e se bashku kaluan tmerret e ferrit te burgjeve ne
emer te Zotit dhe te Shqiperise. Ata qe jetuan per te treguar ata qe mbeten
gjalle pas viteve 90-te u gjenden perseri se bashku duke i predikuar popullit
besimin e vertete harmonine respektin per te ndryshmin vlerat tradicionale
shqiptare rrugen e progresit e te integrimit.
Gjate viteve te tranzicionit kur pati edhe trauma sociale edhe kriza qe vune
ne prove mbijetesen e shtetit dhe institucioneve demokratike i kemi pare
perfaqesuesit e komuniteteve fetare krah per krah duke i shnderruar njerezit e
traumatizuar ne kolona te paqes sociale.
Kjo tregon qe harmonia fetare nuk eshte nje dhurate qe dikush ia ka bere ketij
vendi por eshte perpjekje shekullore e popullit tone per te qene te bashkuar
rreth Shqiperise dhe shqiptarizmes. Ndaj ne ruajtje te perpjekjeve te brezave
te kaluar brezi yne dhe brezat e ardhshem kane detyrimin qe te jene te
impenjuar per ti mbyllur rrugen dhe paralizuar me ligj e reagim shoqeror cdo
veprimtari qe ben te kunderten duke synuar demtimin e kesaj pasurie
shekullore.
Une mendoj qe institucionet e pergatitjes se klerikeve ne Shqiperi duhet te
kene si lende baze eksperiencen traditen dhe mjeshterine e te pareve ne
predikimin dhe mesimin e fese e cila ka dhene prova ne shekuj qe i ruan
shqiptaret te bashkuar ne ushtrimin e besimeve te tyre ne respekt dhe ne
harmoni te plote me njeri-tjetrin.
Te nderuar miq
Sot Shqiperia ndodhet ashtu sic thote shkrimtari yne i madh Ismail Kadare
ne oborrin e jashtem te shtepise evropiane dhe presim te na hapen dyert qe te
hyjme brenda.
Sigurisht asaj shtepie te madhe secili synon ti ofroje dicka sa me te bukur
nga vend i tij. Une jam shume i lumtur qe dhe ne shqiptaret kemi nje gje
shpirterore kaq te vecante e perfaqesuese te qyteterimit tone qe mund ta
bashkendajme me familjen tone europiane - modelin e te jetuarit ne harmoni te
plote si vellezer mes besimeve dhe feve te ndryshme.
Jam thellesisht i bindur qe pa keto standarde harmonie procesi i integrimit
nuk do te merrte kete drejtim prandaj kontributi i saj eshte aq domethenes sa
per pak jave ne do te levizim pa viza pa pengesa psikologjike e fizike me
detyrimin qe kudo qe te jemi te ngrihemi ne lartesine e vlerave me te mira
shqiptare.
Ju faleminderit