Mitingje masive dhe entuziaste të mazhorancës në Poliçan dhe Lapardha

Në Lapardha, Berisha mbledh aq njerëz sa Edi Rama në dy qytete të Qarkut. Do të trefishohen grantet për fermerët. Deklarata: “Edi Rama t’i kërkojë falje skraparllinjve për fyerjet kolektive”
Berisha: TAP dhe HEC-et në Osum, mijëra vende të reja pune mandatin e ardhshëm
Kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Skrapari se garën për gazin e detit Kaspik e fiton gazsjellësi TransAdriatik (TAP). Nga qyteti i Poliçanit, zonë ku kalon gazsjellësi TAP është pikërisht Skrapari dhe kreu i qeverisë tha se me këtë projekt, hidrocentralet në lumin Osum dhe zgjerimin e kombinatit të Poliçanit, do të hapen mijëra vende pune. “Shqipëria ndodhet në prag të një vendimi të jashtëzakonshëm historik dhe ky është vendimi për gazsjellësin TransAdriatik, projekti energjetik më i madh i Europës që kalon në rrethin tuaj. Unë kam kënaqësi të madhe t’ju pohoj se vendimi i konsorciumit të detit Kaspik do të jetë përzgjedhja e TAP-it si projekti që ata do të mbështesin dhe këtë do ta merrni vesh gjatë ditëve që vijnë. Ky projekt do të ndryshojë në mënyrë të rëndësishme jetën e shqiptarëve, sepse do të bëjë të mundur gazifikimin e çdo familjeje shqiptare, do të ulë koston e jetesës, ngrohjen e gatimin me gaz që ka edhe koston më të ulët. Në gazifikimin e Shqipërisë dhe në ndërtimin e TAP-it do të punësohen dhjetëra e dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë”- u shpreh kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë garantoi qytetarët e Poliçanit se “me kandidatët Astrit Veliaj dhe Çaush Qato, do të bëjmë çdo gjë që të mbështesin përpjekjet tuaja, në radhë të parë, për punësim e më pas për një jetë më të mirë, për rroga më të larta, për pensione më të larta”. Në këtë garë, përballë njëri-tjetrit janë Astrit Veliaj për Partinë Demokratike dhe Fidel Ylli për Partinë Socialiste. Berisha bëri dallimin mes tyre, në favor të kandidatit demokrat. “Këtu tek ju, në garë është Astrit Veliaj dhe nga ana tjetër, në garë është Fidel Ylli. Mendoni të dy i keni të gjakut tuaj, por ju jeni të mençur. Fidel Ylli është një miliarder, i cili humbi mandatin në parlament, sepse duke shkelur Kushtetutën, radion e tij ia dha të motrës dhe e bëri atë milionere brenda natës. Astrit Veliaj është gjithashtu biznesmen, por me lekët e tij hapi universitetin e parë privat në Shqipëri me tarifa publike për ju, për Beratin, për Skraparin, për mbarë Shqipërinë. Besoj se kjo përbën një dallim të madh midis ndjenjave të atdhetarizmit, dashurisë dhe respektit për ju të Astrit Velisë dhe makutërisë, pangopësisë të shokut Fidel Ylli. Nga ana tjetër, e thashë edhe në Çorovodë, do ta them edhe këtu tek ju, duhet t’i kërkoni zotit Ilir Meta ta sjellë Edi Ramin, në këtë shesh, për të kërkuar të falur për fyerjen me gjeografinë. Një ditë fyen pse je nga Skrapari, ditën tjetër nga Tropoja, ditën tjetër nga ky apo ai rreth. Një ditë do vijë t’ju thotë, unë jam nga Skrapari, në Tropojë u thotë e kam origjinën nga Geghyseni. Ai bëhet një personazh qesharak, por fyerjet me gjeografi, fyerjet kolektive janë të dënueshme”- theksoi Berisha.
Kryeministri u shpreh se mandatin e ardhshëm, Shqipëria do ketë infrastrukturën më moderne, ndërsa falë investimeve jo vetëm në rrugë, por edhe në turizëm dhe HEC-e, do punësohen dhjetëra e mijëra qytetarë. “Ne jemi të vendosur që katër vitet që vijnë të vazhdojmë të ndërtojmë në Skrapar e në mbarë Shqipërinë infrastrukturën më moderne, rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, qendra shëndetësore, në të cilat do të punësohen në Skrapar, Berat e Shqipëri dhjetëra mijërave qytetarë. Ndërtimi i infrastrukturës moderne bën të mundur që ju qytetarët e Skraparit të shfrytëzoni potencialet e jashtëzakonshme turistike që ka ky rreth, me madhështinë epike të malit të Tomorit, një nga malet më të bukura të kësaj toke dhe me potencialin më të madh turistik, dimëror e të çdo stine. Ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria dhe bota të njohë Skraparin, të njohë Tomorin, të njohë kanionet, por, mbi të gjitha, të njohë skraparllinjtë, këta gratë e burrat e ndershëm, zemërbardhë, mikpritës e të sjellshëm. Ne do të bëjmë çdo gjë, që çdo burim uji në Skrapar të shndërrohet në burim energjie elektrike. Në kaskadën e Osumit e në lumenj të tjerë, ka projekte për prodhimin e energjisë elektrike dhe punësimin, së paku, të dy mijë qytetarëve të Skraparit në të gjitha hidrocentralet e këtij rrethi”- tha ai. Investimet në bujqësi, për kryeministrin Berisha do trefishohen mandatin e ardhshëm. “Nga Berati deri këtu, çdokush mund të shohë plantacione të mrekullueshme me vreshta, ullishte, sera e dru frutorë. Jam këtu për t’u zotuar para jush se katër vitet që vijnë, ne do të trefishojmë grantet për ju dhe ju bëj thirrje mbillni sa më shumë dru frutore. Aty ku rritet një shkurre, në këtë luginë mund të rritet një ulli, mund të rritet një pjergull a dru frutorë. Të bëjmë gjithçka për të bërë Skraparin, për ta bërë Shqipërinë kopshtin më të bukur në Europë. Unë ju jap fjalën se do të mbështes fuqimisht deputetët tuaj për funksionimin e kombinatit, për zgjerimin e veprimtarisë së tij”. Kryeministri përsëriti sërish nga Skrapari, por këtë herë nga qyteti i Poliçanit, që Edi Rama t’i kërkojë falje skraparllinjve për fyerjet kolektive. “I kërkoni zotit Meta të sjellë Ramën e tu kërkojë falje për origjinën e gjeografinë. Një ditë ai fyen se je nga Tropoja, një ditë nga Skrapari, do vijë këtu e do u thotë se jam nga Skrapari. Ky bëhet një personazh qesharak, por fyerjen me gjeografi, fyerjet kolektive janë të dënueshme”- tha ai.
Në këtë garë, përballë njëri-tjetrit janë Astrit Veliaj për Partinë Demokratike dhe Fidel Ylli për Partinë Socialiste. Berisha bëri dallimin mes tyre, në favor të kandidatit demokrat. “Këtu tek ju, në garë është Astrit Veliaj dhe nga ana tjetër, në garë është Fidel Ylli. Mendoni të dy i keni të gjakut tuaj, por ju jeni të mençur. Fidel Ylli është një miliarder, i cili humbi mandatin në parlament, sepse duke shkelur Kushtetutën, radion e tij ia dha të motrës dhe e bëri atë milionere brenda natës. Astrit Veliaj është gjithashtu biznesmen, por me lekët e tij hapi universitetin e parë privat në Shqipëri me tarifa publike për ju, për Beratin, për Skraparin, për mbarë Shqipërinë. Besoj se kjo përbën një dallim të madh midis ndjenjave të atdhetarizmit, dashurisë dhe respektit për ju të Astrit Velisë dhe makutërisë, pangopësisë të shokut Fidel Ylli. Nga ana tjetër, e thashë edhe në Çorovodë, do ta them edhe këtu tek ju, duhet t’i kërkoni zotit Ilir Meta ta sjellë Edi Ramin, në këtë shesh, për të kërkuar të falur për fyerjen me gjeografinë. Një ditë fyen pse je nga Skrapari, ditën tjetër nga Tropoja, ditën tjetër nga ky apo ai rreth. Një ditë do vijë t’ju thotë, unë jam nga Skrapari, në Tropojë u thotë e kam origjinën nga Geghyseni. Ai bëhet një personazh qesharak, por fyerjet me gjeografi, fyerjet kolektive janë të dënueshme”- theksoi Berisha. Në përfundim, Berisha ftoi qytetarët të votojnë Partinë Demokratike në 23 qershor, për më shumë zhvillim, vende të reja pune dhe integrim në BE. “Edhe 10 ditë nga ndajnë nga fitorja. Ju ftoj ju të bëheni bashkëautor në fitoren e madhe, fitoren për punësimin tuaj, fitoren për mirëqenien tuaj, për shtimin e pasurive të mëdha në vlera për qytetarët, për integrimin në BE, fitoren për një të ardhme më të mirë, për një jetë më të mirë” - përfundoi kryeministri.