E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama banorëve në Shkodër: Mos e shpërdoroni votën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një kënd fjale me banorët e Gurit të Zi në Shkodër.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama ka kërkuar nga qytetarët të mos e shpërdorojnë votën por të votojnë për mirëqënien e tyre.

Duke iu është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha për miliarderët e PS-së, Rama tha se ndryshimi mes sipërmarrësve socialistë dhe anëtarëve të qeverisë është se biznesmenet e PS-së i kanë bërë paratë me bizneset e tyre, ndërsa qeveritarët janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, përmes korrupsionit.

Rama gjithashtu ironozoi edhe deklaratat e kryeministrit se do të dëmshpërblejë me para në dorë banorët e përmbytur në Shkodër.

“Kanë premtuar se nuk do të ketë më përmbytje por tani na u bë 5 herë në ditë. Vjen këtu dhe thotë që t`jua jap lekët në dorë për përmbytjet.  Ai e përdori në njëjës përmbytje por për cilën përmbytje e ka sepse kanë ndodhur shumë. Po a ka njeri që beson më që ajo dorë futet në xhep të japë ndonjë lekë.  Por kur thotë që do t`ju jap në dorë leket e naftës tha Rama.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›