E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: “I kemi mbajtur premtimet, prandaj kërkojmë edhe mandatin e ri qeverisës”

13-06-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi, Kozma Dashi dhe Ibrahim Morina takim me banorët e Ndërmënasit, në Fier


Kandidatët për deputet të PD për qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, Kozma Dashi, Ibrahim Morina dhe Ramadan Krasniqi, zhvilluan dje një takim elektoral me banorët e komunës Ndërmënas. Në këtë takim, ministri Olldashi, që kryeson listën e kandidatëve të PD-së për deputetë në këtë qark, u ndal te arritjet dhe investimet e qeverisë Berisha, duke u shprehur se vetëm treni i PD do ta çojë vendin në stacionin e dëshiruar Europian.”Ky është Atdheu ynë, vendi ku banojmë të gjithë së bashku, demokratë e socialistë, me partie pa parti. Të gjithë kemi nevojë të ecim para dhe treni që ecën më shpejt është ky i PD, ndërsa tjetri, i PS, jo vetëm nuk ecën para, por ikën mbrapa”, u shpreh Olldashi. Duke u ndalur te rritja e pagave dhe pensioneve, të cilat kanë rritur nivelin social-ekonomik të familjeve, Olldashi tha se “ne i kemi mbajtur premtimet, ndaj dhe kërkojmë edhe këtë mandat të ri”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›