E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitingu, Meta hidhet ne sulm frontal ndaj Rames e Berishes

Levizja Socialiste per Integrim "deshtoi" ne thirrjen per bashkim me opozitaret, ne protesten e organizuar prej saj nen moton "Berisha ik!". Ne oren 17:15 perkrahesit e kesaj proteste te mbledhur ne sheshin "Nene Tereza", kane vijuar ecjen e tyre ne drejtim te godines se Kryeministrise. Ne nje podium te improvizuar perpara selise se kryeministrit, anetare te LSI-se, perfaqesues te PSV '91 dhe personalitete te tjera te jetes politike folen mbi kete proteste. Ilir Meta, e shfrytezoi mitingun per te sulmuar PS dhe Edi Ramen. "Ne kerkuam komision hetimor parlamentar per tragjedine e Gerdecit por ai nuk u ngrit sepse pjesa me e madhe e opozites zyrtare nuk na i dha firmat", - tha Meta. Ai shtoi se PS dhe Rama "bashkepunuan me Berishen per te mos e krijuar ate", - duke shtuar se - "ata me 21 prill ndryshuan Kushtetuten ne menyra qe pozitat e Berishes".

Akuzat e Metes ndaj PS dhe Rames u ashpersuan shume kur tha se "dikush dhe disa duhet te mbroheshin ndaj drejtesia, prandaj e ndryshuan Kushtetuten, forcuan Saliun, ia goditen autoritetin Presidentit, ndryshuan edhe ligjet per gjyqesorin dhe per prokurorine, ne menyre qe krimi te qendronte i fshehur".

Meta kujtoi dhe faktin se "ne kemi kerkuar menjehere largimin e Sali Berishes", - duke shtuar: "Por, ju e dini shume mire se kush perbetohej shqiptareve se me Sali Berishen do bente reforma te medha. Dhe, ju e mbani mend shume mire se ajo parulle aty: Me Berishen nuk ka reforma, por viktima", eshte parulla qe LSI e ka mbajtur ne mitingun e opozites edhe perpara nje viti ketu. sepse, nuk kemi pasur asnje iluzion te Sali Berisha". Ketu Meta akuzoi se "jane te tjere ata qe per fat te keq, jo vetem qe bashkepunuan me Sali Berishen per te mos krijuar komision hetimor parlamentar per Gerdecin, jo vetem te cilet ne 21 prill ndryshuan Kushtetuten e Shqiperise ne menyra qe pozitat e Sali Berishes te blindoheshin kunder vullnetit dhe forces qe i jep Parlamentit Kushtetuta e shqiptareve, por na e bene Kushtetuten jo vetem nje Gerdec Kushtetute per nga permbajtja e saj, se u be per te mbrojtur Sali Berishen, por na e bene Kushtetuten edhe blu, si ngjyrat e flamurit te Partise Demokratike". Ne kete pike, Meta vleresoi: "Nje turp i madh jo vetem per Sali Berishen, por edhe per ata qe dhane konsensusin per kete gje".

Kreu i LSI nuk e kurseu dhe Berishen kur e akuzoi si shkaktar te tragjedise se Gerdecit dhe hodhi nje mori akuzash ndaj tij. Sipas Metes, "eshte Sali Berisha i cili, ka rrezikuar ne menyre ekstreme jeten e shqiptareve, duke sjelle nje stres te jashtezakonshem ne shoqerine tone dhe ne shume familje shqiptare, ku vetevrasja eshte shtuar pikerisht per shkak se varferia eshte shtuar, dhe varferia eshte shtuar sepse korrupsioni ka shperthyer si ne Gerdec ne te gjithe Shqiperine".

Koci: Nese PS eshte opozitare, do te kishim qeveri teknike

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete, Petro Koci, tha perpara manifestuese se nese ajo parti opozitare qe ben opozite sot ne parlament, do te ishte e vertete, do te ishte ketu ne ate shesh per te kerkuar largimin e kesaj qeverie. "Per te formuar keshtu nje qeveri teknike per te derguar vendin drejt zgjedhjeve te lira dhe te ndershme", deklaroi Koci. Sipas tij, ata ndodheshin aty per t'i thone jo kesaj politike qe shkel mbi djersen e njerezve dhe qytetareve. "Nese s'gjenden pergjegjesit e kesaj tragjedie, ky vend nuk do te bjere asnjehere rehat. Rana-Berisha pashallare qe bashkepunojne", theksoi lideri i PSV '91.

Rrokaj

Profesori, Shezai Rrokaj, tha gjate fjales se mbajtur se ne nje vend ndodhin fatkeqesi natyrore, por fatkeqesi te tille ku shteti te vret, nuk ta fal kush. "Prandaj ne jemi ketu, per te nderuar qytetaret, per te nderprere rrugen politikes se vjeter dhe demagogeve", tha ai.

Xhufi

Nenkryetari i LSI-se, Pellumb Xhufi, deklaroi dje se ne ate shesh nuk eshte grumbulluar asnjehere kaq urrejtje te shqiptareve per nje qeveri qe eshte nga me antikombetaret, nje qeveri ka vrare popullin e vet, e cila ka grabitur voten dhe pergatitet ta grabise perseri ate.

Zheji

Perkrahesi i LSI, Artur Zheji, deklaroi se ndoshta jane duke u afruar disa njerez drejt Kryeministrise qe kane marre porosi qe te mos thone "Berisha ik", te mos kene parulla. "PS po i rreh shpatullat qeverise, kjo parti s'eshte me nje parti opozitare e vertete", tha ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›