"U verbova diten qe me vrane babane"

"E kush tha qe mundesite per te ecur ne jete nuk jane te barabarta per te gjithe njerezit?! I vetmi ndryshim eshte qe ne te verbrit duhet te punojme pak me shume per te arritur ato qe deshirojme". Keshtu do ta niste fjalen e tij ne rrefimin per "Koha Jone", Stenald Mehilli, nje 11-vjecar teper inteligjent nga qyteti i Fierit, i cili studion dhe jeton prej kohesh ne Institutin e nxenesve qe nuk shikojne "Ramazan Kabashi" ne kryeqytet. Ai ka humbur plotesisht shikimin ne nje moment fatkeqesie ne familjen e tij te re. E ema me te atin sapo ishin bere "tre" dhe ndersa i biri i tyre, Stenaldi, ishte vetem kater javesh, i ati humbi befasisht jeten nga nje plumb qorr. Behet fjale per vitin famekeq 1997, ndersa gjema ne familje ishte e madhe dhe e papershkrueshme. Stenaldi, as vete nuk e di sesi ka ndodhur ngjarja konkretisht, ai mund te riprodhoje ate vetem nga copezat qe e ema, ende e pamartuar, i ka treguar, apo nga rrefimet e te afermve te tjere. Te gjitheve u humbi vemendja nga i mituri ne momentin e kobshem, ndersa sipas mjekeve, per shkak te te qarave pa pushim dhe te nje temperature te larte, femija humbi shikimin e plote, gje qe u kuptua vetem me pas. "Gjithsesi, pavaresisht kesaj, Stenaldi eshte nje nxenes absolut, teper i talentuar, i vullnetshem dhe i dashur me te gjithe", tregon per "KJ" zysha e tij kujdestare, Violeta Golemi. Stenaldi parapelqen te luaje futboll ne kohen e lire, gje qe mundesohet permes nje topi me zile, e po keshtu, te njejtin aktivitet mund ta ushtroje edhe ne kompjuter, gje qe tingellon goxha e cuditshme. "Nuk eshte aspak e cuditshme, ndaj ju thashe qe edhe te verbrit mund te bejne gati-gati gjithcka qe realizojne edhe personat qe shohin", shton Stenaldi. Shoku i ngushte i tij eshte Elson Berzheshta, 14-vjecari po nga rrethi i Fierit. "Ne shkojme shume mire edhe me femijet e tjere, por bashke jemi shoke te ngushte", thote Elsoni, i cili me shikimin e tij te pjesshem i hedh nje veshtrim shokut. Te pakten ai mund ta vereje Stenaldin dhe te shquaje tiparet e atij qe e konsideron shok te ngushte, ndersa tjetri jo. "Sikur... sikur te mund te shihja, do te doja te vereja se pari fytyren e mamit dhe te behesha futbollist i famshem, si Kaka, idhulli im", e mbyll fjalen e tij Stenaldi, syte e te cilit levizin me emocion ndersa imagjinon sesi mund te ishte ndertuar jeta e tij, nese i ati nuk do te kishte gjetur vdekjen nga nje plumb i mallkuar qorr. Ne Institutin e nxenesve qe nuk shikojne, jetojne dhe mesojne plot 63 nxenes nga rrethe te ndryshme te vendit. Mesuesit shpjegojne se pavaresisht veshtiresive, programi mesimor i tyre eshte i njejte me ate te shkollave te tjera publike ne vend. Cdo lende mesohet sipas alfabetit brail, te cilin ata e mesojne gjate vitit parashkollor te tyre.
Intervista/ "Do doja te behesha si futbollisti Kaka"
Na trego dicka per historine tende Stenald? Si te ka humbur shikimi?
Mua me ka ikur shikimi per shkak te temperatures, pikerisht diten qe me ka vdekur babai. Mami dhe te afermit e tjere, ngaqe po merreshin me ngjarjen, nuk me dhene rendesi mua qe po qaja jashtezakonisht shume. Kam kaluar nje temperature te larte, isha vetem nje foshnje kater javesh, qe do te thote se nuk e kam njohur fare tim ate.
Kush te ka vene re ne fillim qe nuk shihje?
Fillimisht me ka vene re tezja, sipas se ciles nuk e perqendroja dot shikimin ne nje pike. Me cuan te doktori dhe ai tha qe per shkak te temperatures me kishte humbur shikimi. Per disa dite jam mjekuar ne Fier, ndersa ne moshen 2-muajshe me cuan ne Rusi, ku edhe mjeket atje thane qe per momentin nuk mund te nderhynin ne syrin tim.
Si vazhdoi me pas situata me shikimin tend?
Thuajse e njejte. Te afermit me cuan edhe ne Greqi, me bene edhe atje nje kontroll. Rreth nje vit me pare, nisa te dalloja driten, disa nuanca, por une nuk i kuptoja dot mire, sepse nuk e di ende se c'eshte shikimi.
Po mjeket te kane dhene shpresa?
Mjeket me thane per nje ekzaminim qe me duket se quhej elektrogjeologram, eshte ekzaminim qe behet ne sy per disa qeliza te panevojshme, por nuk behet dot ne Shqiperi. Gjithsesi, ata nuk japin garanci.
A eshte problem per familjen tende te paguaje nje shume te madhe parash per kete operacion?
Mjeket kane thene qe operacioni eshte i shtrenjte sa qimet e kokes. "Sa qime floku kemi ne ne koke", i tha doktori mamit, "as ato nuk dalin per kete ekzaminim.
Atehere si do te mund te realizoni?
Na kane dhene shprese se do te na ndihmojne disa shoqata, por se kur do ndodhe me siguri nuk e di. Mamin, gjyshet, tezet e te gjithe te tjeret jane shume kembengules per kete.
Po nena jote eshte martuar serish?
Jo, mami nuk eshte martuar me, ajo jeton te gjyshja.
Ti ke kontakte te shpeshta me te?
Iki thuajse cdo jave ne Fier, dhe flas dy here ne dite ne tel me mamin dhe te afermit e tjere.
Cdo te thote per nje femije te verber qe te jete edhe nxenes shembullor?
Cdokush qe eshte i verber mund ta kaloje nje femije normal, varet vetem nga vullneti i tij per te mesuar. Une jam i afte te shkruaj, te lexoj te vizatoj, te luaj ne kompjuter etj.
Si arrin te luash ne kompjuter ti Stenald?
Luaj futboll permes tasteve, duke degjuar komentin ne audio me kufje. Te gjithe habiten, por ja qe mundem. Ndaj them qe kushdo mund t'ia dale.
Nese do te mund te shikoje, cfare do te doje te beje ne jete?
Do deshiroja jashtezakonisht shume te luaja futboll dhe te behesha si idhulli im, Kaka, qe luan me ekipin tim te parapelqyer, Milanin.
Edhe nese do te kthehet shikimi nuk do e braktisesh kete enderr?
Besoj se nuk do ta braktis.
Stenald, ne cilen vegel muzikore luan ti?
Une mesoj ne piano, pasi ketu bejme shume vegla muzikore.
Cilet kengetare te pelqejne?
Me pelqen shume Andrea Boceli, se edhe ai eshte i verber, por shume i famshem.
"Une do behem muzikant"
Elson, nga jeni dhe sa perqind mund te shohni?
Une jam nga Semani i rrethit te Fierit. Une shoh rreth 50 per qind.
Ne c'klase keni ardhur ne kete institut?
Une tani jam ne klasen e peste, kam ardhur ketu qe ne klasen pergatitore, pra qe para klases se pare.
Ju keni lindur me kete perqindje shikimi?
Po, une kam lindur keshtu, kam gjithashtu edhe vellane edhe prinderit. Edhe vellai im ndodhet ketu, studion ne klase te 9-te. Edhe xhaxhai im eshte keshtu si une.
Si arrini te lexosh ju ...?
Lexoj vetem me germa te zmadhuara.
Mesueset na thane qe jeni nxenes shume i mire dhe keni deshire per te studiuar. Cfare do te donit te beheshit ne te ardhmen?
Une ne fakt kam qejf te behem muzikant, deshire do kisha te vazhdoja liceun, ndersa vitin tjeter dua te futem edhe ne fizarmonike.
Po ketu si ia kaloni, me ambientin qe ju rrethon, mesueset dhe shoket?
Ambienti eshte i mire, edhe me shoket sillemi mire, jemi te kenaqur, jemi si vellezer e motra me njeri-tjetrin.
Po familjaret a vijne t'ju takojne shpesh?
Po, me prinderit takohem shpesh, plus qe edhe flas ne telefon me ta jo rralle here.