E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMK kunder Rames: Kerko falje per lidhjet me Delijorgjin

Ne nje vjetorin e tragjedise se Gerdecit, Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve, i sugjeroi kreut socialist, Edi Rama, qe tu kerkoje falje banoreve per lidhjen e tij te ngushte Mihal Delijorgjin. Ky i fundit, pronar i kompanise ku ndodhi shperthimi i demontimit te armeve ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona. Avokati i ZMK-se, Altin Goxhaj, akuzoi se Kryetari i Bashkise Tirane, Edi Rama, i dha dy muaj para zhvillimit te zgjedhjeve, leje ndertimi Delijorgjit. "Jane keto leje, pjese e 30 lejeve qe Edi Rama i ka dhene Delijorgjit dhe jane keto, pjese e qindra lejeve te ndertimit qe shkaterruan dhe betonizuan qytetin e Tiranes, duke i hequr cdo shans rehabilitimi ne te ardhmen", u shpreh Goxhaj. Sipas tij, ne Tirane ndodhet nje Gerdec akoma me i madh urban, qe nuk ndodh ne nje dite te vetme, por perdite, duke shkaterruar te ardhmen e qytetit dhe qytetareve. "Edi Rama duhet te dale para qytetareve dhe t'iu kerkoj falje banoreve te Gerdecit per fajet e tija. Ai duhet te shkoje ne Prokurori dhe te shpjegoje, se cfare e lidh ate kaq ngushte me Mihail Delijorgjin lejet per te cilin nuk munguan kurre", vijoi Goxhaj. Ne replike me akuzat e ZMK-se, numri dy i Bashkise Tirane, Eduard Shalsi, u shpreh se akuzat nuk jane gje tjeter vecse nje manover dhe nxitje qe vijne nga Levizja Socialiste per Integrim. Sipas Shalsit, kreu i LSI-se, Meta, harron qe 15 marsi eshte dita e perkujtimit te viktimave te Gerdecit, jo e shpifjeve mbi lejet e ligjshme te dhena nga Bashkia Tirane. "Ilir Meta eshte kaq i verbuar nga urrejtja, saqe ka harruar se eshte dita per te kujtuar tragjedine e fabrikes se paligjshme te Gerdecit dhe jo per te shpifur mbi lejet e ligjshme te Bashkise se Tiranes", u shpreh Shalsi. Sipas tij, Meta eshte bere njesh me kryeministrin Sali Berisha dhe se bashku perfaqesojne shembelltyrat e politikes se vjeter. "Gjynah qe Meta perdori nje dite te madhe per nje poshtersi te vogel", vijoi Shalsi. Numri dy i Bashkise, akuzoi Meten si bashkepunetorin kryesor te qeverise ne pushtet dhe kreut te saj Sali Berisha. Bashkim ky, qe sipas Shalsit behet pikerisht ne nje dite perkujtimore si ajo e nje vjetorit te tragjedise se Gerdecit, e ndodhur ne 15 mars 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›