E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiks - paligjesi - Fare!

Bartesi i nje posti publik Ylli Pango mori denimin e merituar etik dhe politik. Shume kolege me shtrojne dilemen: a thua do te dilte ne shesh abuzimi me postin publik i Pangos po te mos ishte investigimi i Fiks Fare? Nuk e di.

Por e di se mjetet qe zgjodhi Fiks Fare per te ardhur tek informacioni jane te paligjshme. Keso mjetesh nuk i preferoj ne asnje rast. Dymije vjet, Kisha perdhunshem e ka mbuluar nje afere seksi dhe ende vazhdon ta mbuloje.

Nje tundim njerezor, kaq ishte. A do te thote kjo se shoqerise moderne i duhet nje inkuizicion i ri per ta mbajtur nen dry kete tundim!? Jo. Por a duhet pra qe te tunduarin ta ri-gozhdojme ne kryq? Jo. Sepse kjo perkufizohet me torturen e qe, ndalohet me te gjitha konventat nderkombetare.

Ekziston nje parim dhe shume te drejta. Parimi eshte se e drejta jote kufizohet me te drejten e tjetrit. E te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, pos perdorimit te dhunes dhe diskriminimit, jane pothuajse te pakufishme. Ose ka fare pak vend per kufizime. E si te veprohet kur perplasen dy te drejta: E drejta e lirise se shprehjes ne emer te interesit publik dhe e drejta e privatesise ne emer te interesit dhe lirise individuale? Nje shkrim imi i botuar ne Gazeten Express te Prishtines, ishte marre nga Gazeta e Tiranes "Koha jone", dhe u be objekt i "analizave" sarkastike te dy personazheve te Fiks'it, Saimirit dhe Doktorit! E shikova. Ata jane atraktive, ama pa te keqen e tyre, nuk eshte sic pandehin.

Pse? Sa u perket kufizimeve te lirise se shprehjes, ndonese ka pak vend per kufizime te tilla mbi ceshtjet me interes publik, por Fiks'i thirrej ne Nenin 10 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (emri zyrtar duhet te jete konventa per mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive themelore te njeriut) qe thote: "Ushtrimi i ketyre lirive qe permban detyrime dhe pergjegjesi, mund t'u nenshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve te parashikuara me ligj dhe qe jane te nevojshme ne nje shoqeri demokratike, ne interes te sigurise kombetare, integritetit territorial ose sigurise publike, per mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, per mbrojtjen e shendetit ose te moralit..."

(dhe Saimiri i Fiks'it ketu e nderpreu ligjerimin, sepse po ta vazhdonte citimin e Nenit 10 deri ne fund, kjo e kapercente te drejten e ushtruar nga Fiks'i dhe e mbronte tjetrin (te drejten e cenuar te tij). Lexoni ne vazhdim (aty ku Saimiri e nderpreu ne menyre maestrale duke i bere ketij Neni nje seleksionim negativ) se cka thote pjesa e dyte e Nenit 10 te kesaj Konvente: "... per mbrojtjen e dinjitetit ose te te drejtave te te tjereve, per te ndaluar perhapjen e te dhenave konfidenciale ose per te garantuar autoritetin dhe paanshmerine e pushtetit gjyqesor".

Natyrisht se cdo kufizim i se drejtes per lirine e shprehjes duhet te kaloje nje test rigoroz prej tri pjesesh. Ky test, qe eshte konfirmuar si nga Komiteti per te Drejtat e Njeriut, ashtu edhe nga Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut, kerkon: 1. qe cdo kufizim duhet te jete i percaktuar me ligj, (2) te kete qellim mbrojtjen e interesave legjitime dhe (3) te jete i nevojshem per ta arritur kete interes. Investigimi i Fiks'it i permbush dy kerkesat e fundit, por jo te paren, sepse ligji i kufizon investigimet me cenimin e privatesise, jo vetem me te drejten e privatesise por edhe "per mbrojtjen e dinjitetit ose te te drejtave te te tjereve, per te ndaluar perhapjen e te dhenave konfidenciale..."

Konventa ne Nenin 8 (E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare), thote: 1. Cdokush ka te drejten e respektimit te jetes se tij private dhe familjare, baneses dhe korrespondences se tij. 2. Autoriteti publik nuk mund te nderhyje ne ushtrimin e kesaj te drejte, pervecse ne shkallen e parashikuar nga ligji dhe kur eshte e nevojshme ne nje shoqeri demokratike, ne interes te sigurise publike, per mbrojtjen e rendit publik, shendetit ose moralit, ose per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te te tjereve." Ketu flitet per "autoritetin publik", pra per institucionet e shtetit (sherbimet e zbulimit, policine hetimore ose gjykatat dhe nuk perfshihen mediat, grupimet ose individet) dhe kete duke e respektuar ne menyre strikte ligjin. Se kendejmi autoriteti publik nuk mund ta cenoje kete te drejte (privatesine) pa leje praprake te prokurorise. Vec nese Fiks'i ka nje leje te tille per pergjim, kjo e permbys tere tregimin!? Pra, nese sipas konstitucionit shqiptar Fiks Fare ka kompetenca te tilla juridike, atehere cdo gje eshte OK.

Pastaj Neni 17 i Konventes, Ndalimi i shperdorimit te te drejtave, thote: "Asnje nga dispozitat e kesaj Konvente nuk mund te interpretohet se i jep nje Shteti, grupimi ose individi, te drejte qe te perfshihet ne ndonje veprimtari ose te kryeje ndonje akt qe synon cenimin e te drejtave dhe lirive te percaktuara ne kete Konvente ose kufizime me te gjera te ketyre te drejtave ose lirive sesa eshte parashikuar ne Konvente."

Pra Konventa e precizon sakte se kur dhe si institucioni (autoritet publik), grupim ose individ mund te nderhyje ne privatesine e qytetarit. Deri aty ku nuk cenohet liria e tjetrit. Liria e tjetrit eshte cenuar ne shtepine e tjetrit dhe duke perdor mjete jolegjitime, pra ky eshte pergjim i paautorizuar dhe ndeshkohet ligjerisht. Fundja, une e mbroj lirine individuale para secilit institucion, edhe para shtetit (Secilit Leviathan te kesobotshem!), ngase se pari jam njeri, e qe pastaj perkas ne grupim, shoqeri, komb, fe, institucion dhe shtet.

Profesori i te drejtave te njeriut dhe i gazetarise ne Kolegjin Bard, Ian Buruma lidhur me lirine e shprehjes mendon se ceshtja qe duhet shtruar eshte se ku duhet vene kufiri. Ligjerisht kjo duhet te jete pika ku fjalet jane te dizajnuara per te rezultuar ne dhune. Sociologjikisht ekzistojne shume variabla per te percaktuar nje parim absolut, universal. Sipas tij, kufijte e duhur duhet te testohen, te kontestohen dhe te rinegociohen. Une e kontestoj lirine e shprehjes kur jane ne pyetje pergjuesit ne ambiente private dhe familjare, hapja e korrespondences private ose edhe cenimi i dinjitetit te tjetrit dhe kjo nuk me tremb, packa se na qenkan ne pyetje disa interesa publike!?

Tutje Saimiri dhe Doktori nuk shfletuan asnje kod etik te gazetarise. Sepse i kishin shkelur me te dyja kembet! Sepse "gazetarja" (thonjezat jane te qellimshme) e tyre eshte joshur nga shefi (shefat) me post, para, status profesional ose shoqeror..., duke sherbyer si objekt provokimi (per gazetari provokuese) per ta tunduar me trup nje personalitet publik dhe per ta shkaterruar ate si qenie njerezore dhe sociale, pra duke ia vene kurthin e ekzekutimit publik.

Ne deklaraten mbi parimet dhe sjelljen e gazetarit te Federates Nderkombetare te Gazetareve te miratuar ne Seancen e Dyte te Kongresit Boteror te Federates Nderkombetare te Gazetareve, prill 1954, me amendamentet e miratuara ne Seancen e 18 te Federates Nderkombetare, qershor 1986 thuhet: "Gazetari do te sherbehet vetem me mjete te ndershme ne mbledhjen e informatave, fotografive dhe dokumenteve." E a eshte pergjimi mjet i ndershem apo jo ne duart e gazetareve, kete do doja ta degjoj nga Fiks'i!?

Ne kete rast Fiks'i ka kercenuar lirite e njeriut ne fiksimet e veta. Komunizmi ishte thjeshte sistem antidemokratik. Nuk ka njohur te drejtat e njeriut (individit) dhe ne emer te klases dhe shtetit (interesit publik) beri kerdine duke i "marre" individit familjen dhe shtepine (privatesine) dhe duke ia rrjepur lekuren. Pergjuesit (kamera e fshehur) ne shtepine e qytetarit Pango cenojne te drejtat e njeriut dhe kurre s'mund te justifikohen me interesat e publikut.

Jane paligjesi, fare...

Shenim: Opinionet e rubrikes "Forum" nuk paraqesin domosdoshmerisht, qendrimin redaksional te gazetes "Koha Jone"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›