E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitmarrja, SHKB arrestoi kater rrugore

Kater efektive te Qarkullimit Rrugor ne Komisariatin e Policise Tepelene, dyshohen te jene implikuar ne marrjen e lekeve nga drejtues te ndryshem te automjeteve, gjate sherbimeve patrulle ne segmentet rrugore. SHKB-ja arrestoi me daten 7 tetor te ketij viti pas urdhrit te Prokurorise se Gjirokastres, tre efektivet e Policise Rrugore, nderkohe qe nje i katert u shpall ne kerkim. Te ndaluarit jane Erion Zylfaj, Fatos Hysi dhe Adrian Muhameti, kurse i shpalluri ne kerkim Mustafa Shehu, ne momentin qe policia shkoi per ta ndaluar, nuk eshte gjetur ne banesen e tij. Ndaj efektiveve te policise eshte ngritur akuza e "korrupsionit pasiv ne bashkepunim", akuze qe nuk e kane pranuar gjate marrjes ne pyetje. Kapja e tyre u be pas survejimit dhe ankesave te shofereve per mitmarrje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›