Shkaterrojne Posten, deshtojne ne plackitjen e kasafortes me leke
Durres- Persona ende te paidentifikuar tentojne te plackitin filialin e Postes ne qytetin e Durresit. Ngjarja ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme, teksa nje punonjes i sherbimit te personelit ka konstatuar kur ka hapur deren e filialit, se xhamat e jashtem ishin thyer. Brenda eshte vene re nje rremuje e vertete, e shkaktuar nga hajdutet qe kishin kerkuar per te vjedhur parate e Postes. Menjehere eshte njoftuar policia vendore dhe nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje. Burime zyrtare bene me dije se autoret, qe mendohet se kane qene dy persona ne moshe te re, kane thyer fillimisht xhamin kryesor te filialit dhe me pas kane hyre brenda. Duke kerkuar per parate e xhiros ditore, kane kthyer permbys gjithcka kane gjetur, dokumente, tavolina dhe sende te tjera materiale. Me pas i jane afruar kasafortes, duke u perpjekur ta demtojne me sende te forta. Por edhe ne kete rast nuk ia kane dale dot, pasi dera e kasafortes sipas policise dhe punonjesve te Postes, hapej vetem me kod. Duke ndjere rrezikun e ardhjes se ndonje patrulle policie dhe kalimtareve te rastit ne oret e vona te nates, autoret jane larguar me shpejtesi, pa mundur te marrin asgje nga posta. Grupi i eksperteve mesohet se ka gjetur gjurme te shumta gishterinjsh qe do te cojne se shpejti tek autoret e dyshuar te krimit. Nuk jepen hollesi rreth shumes se parave qe gjendej ne kasaforte dhe qe mund te merrej nga plackitesit ne rast te hapjes se deres. Burime zyrtare thane se ne nje kohe te shkurter, pritet te kryejne edhe ndalimin e te dyshuarve te tentatives se plackitjes.