E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitmarrje dhe mashtrim me dokumentet, pranga zyrtares së tatimeve

Foto arkiv

Prishtinë, 27 Prill 2011 NOA – Arrestohet një zyrtare për marrje të ryshfetit, falsifikim i dokumenteve zyrtare dhe deklarim të rrejshëm.

Prangosja u bë sot rreth orës 12:30, nga Njësia e Hetimeve Financiare, Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e cila konfirmoi për agjencinë NOA se ka arrestuar një zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Marrja e ryshfetit, Falsifikimi i dokumenteve zyrtare dhe Deklarime te rrejshme.

F.B. 47 vjeçe, kohë më parë kishte kërkuar një shumë prejpesëmijë euro nga viktima i saj në mundësi të dhënies së dokumentit mbi lirimin e barrës tatimore, të cilin ia kishte sjellë gjahut të saj si dokument të falsifikuar dhe ka marrë në këmbim shumën e të hollave në vlerë prej 5,000.00 eurove nga viktima.

I gjithë operacioni policor është realizuar me urdhër të Prokurorit Publik Komunal në Prishtinë dhe Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ku me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

a.b/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›