E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ridizajnohet marrëveshja e koalicionit

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 17:48

Partia Demokratike e Kosovës dhe Koalicioni për Kosove të Re (KKR) gjatë një takimi në mes të Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së dhe Bexhet Pacolli, kanë fuqizuar dhe ridizajnuar Marrëveshjen për Partneritetit Qeverisës, ku është arritur pajtueshmëri që të themelohet Ministria për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR-së dhe që brenda një afati të nevojshëm kohor KKR do të drejtojë edhe një ministri.

Të dyja palët kanë harmonizuar pikat e përbashkëta programore për mandatin qeverisës dhe kanë përcaktuar përgjegjësitë e secilit subjekt si dhe anëtar të qeverisë.

Partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe politikave të përbashkëta programore, njofton Zyra e informimit e PDK-së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›