E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet trupi i pajetë në liqenin e Gazivodës

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 16:29

Në liqenin e Gazivodës, në afërsi të Zubin Potokut, është gjetur trupi i pajetë i një serbi, i cili është paraqitur nga familjarët në polici si i humbur që nga data 20 prill.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar, D.G. nga Zubin Potoku.

Ai shtoi se rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë që familjarët kanë kundërshtuar obduksionin, duke thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

“Prokurori ka bërë me dije familjarët se trupi i viktimës duhet të dërgohet në autopsi, mirëpo ata nuk janë pajtuar me një gjë të tillë, sepse janë të mendimit se djali i tyre nuk është vrarë, por që bëhet fjalë për vetëvrasje”, tha Hoti për Kosovapress.

Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar për zbardhjen e këtij rasti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›