E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia perpiqet te beje pazar me Bashkimin Evropian

Bashkimi Evropian duket se eshte joshur nga Beogradi. Autoritetet me te larta te ketij shteti i kane premtuar BE-s se, nese nuk bllokohet rezoluta serbe ne Asamblene e Pergjithshme, Serbia do te bashkepunoje per shtrirjen e EULEX-it ne zonat me shumice serbe dhe zgjidhjen e ceshtjeve te tjera. Nje zyrtar nderkombetar, qe ka preferuar te mbetet anonim, ka deklaruar per gazeten "Express" se "ka sinjale premtuese nga Beogradi se do te jete bashkepunues ne Kosove pasi te kaloje mocioni ne Asamblene e Pergjithshme". Shenja e pare qe Beogradi i ka derguar Brukselit dhe Nju Jorkut se do ta maje premtimin per bashkepunim, sipas ketij burimi, eshte pajtimi per rihapjen e gjykatave ne veri te Mitrovices. Diplomatet evropiane besojne se Kosova nuk do te demtohet shume nga aprovimi i rezolutes serbe, sepse pavaresia nuk mund te zhbehet nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›