Mitrovica e Veriut, vitin e ardhshëm

Komuna e Mitrovicës së Veriut, e paraparë me Pakon e Ahtissarit, nuk pritet të formohet këtë vit për shkak të ndikimit të strukturave paralele serbe.
Ky është paralajmërimi i Ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, i cili pranon se ka vështirësi në krijimin e komunës së re për shkak të ndikimit të Beogradit.
Sipas Feratit, parakusht për themelimin e komunës në veri është që në atë pjesë të kthehen gjykatat, doganat dhe të fuqizohet Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it.
“Nëse krijohet ky ambient i mirë, institucionet e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë kanë paraparë edhe krijimin e një buxheti të veçantë që do të financojë këtë projekt me interes për atë lokalitet. Ky është një projekt serioz dhe ne do të veprojmë me të gjitha obligimet kushtetuese që t’u japim atyre mundësinë që atje të themelohet komuna që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve tjerë”, ka thënë Ferati për Alsat.
Veriu i Mitrovicës vazhdon të jetë qendër e tensioneve dhe incidenteve ndër-etnike, derisa institucionet e Kosovës kanë përgatitur Strategjinë për shtrirjen e autoritetit ligjor edhe në këtë pjesë të Kosovë.