Shënohet Dita botërore e personave me Sindromën Down

Në organizim të Zyrës së Kryeministrit, Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me organizatën “Sindroma Down”, të dielën
në Prishtinë është shënuar Dita Botërore e Personave me Sindromën Down, me moton “Mëso për Mua”.
Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, ka thënë se Qeveria e Kosovës tani më ka hartuar planin kombëtar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të cilët përmes këtyre aktiviteteve dëshmojnë progresin e arritur për t’u integruar në mënyrë të plotë në shoqëri.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka hartuar një plan nacional për të drejtat e personat me aftësi të kufizuara, ku ka përfshirë fushat e ndryshme siç është edukimi, mirëqenia sociale, shëndetësia, jo-diskriminimi, qasja dhe specifika të tjera të nevojshme, duke parë problemet që kemi në vend në aspektin e edukimit dhe të çështjeve që kanë të bëjnë me ekonominë dhe çështjet sociale. Ne i kemi dhënë prioritet çështjes së edukimit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale pikërisht që ka të bëjë me personat me nevoja të veçanta”, ka thënë ai.
Drejtori i organizatës “Sindroma Down Kosova”, Driton Bajraktari, me këtë rast i ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtimin dhe angazhimin e madh që kanë dhënë për këtë kategori.
“Falënderoj të gjithë ata burra e gra në organizatë që punojnë me përkushtim shumë të madh për këtë komunitet, përshëndes dy grupe që janë brenda organizatës, ekipi i ekspertëve profesional dhe grupi i prindërve, të gjithë ata koordinator që janë nëpër 5-6 degët tona nëpër Kosovë, veçanërisht përshëndes profesor Murat Zejnullahu, i cili me përkushtimin dhe angazhimin e vet, ofron shumë këshilla në organizatë”, ka thënë ai.
Leonora Shabani – Bajraktari, prind i një fëmije të prekur nga kjo sindromë, ka porositur të gjithë prindërit e pranishëm që t’i duan fëmijët e tyre dhe t’i përkrahin ata, sepse sipas saj edhe këtë fëmijë e kanë të drejtën e njëjtë sikur edhe të gjithë të tjerët.
“Jam shumë e kënaqur që i shoh të gjithë këta prindër që kanë të njëjtin problem, po njëjtë sikur unë dhe ju kisha lutur që sa më shumë, t’i dom fëmijët tanë, t’i përkrahim fëmijët tanë, sepse fëmijët tonë e kanë të drejtën e barabartë sikur të gjithë ne të tjerët. Sa më shumë që ne luftojmë si prind për të drejtat e fëmijëve tonë, atëherë sa më shumë do të na përkrahin shoqëria”, ka thënë Shabani.
Për të pranishmit është dhënë një program argëtues-kulturor, si dhe janë ekspozuar piktura dhe fotografi të personave me sindromën Down.
Fëmijët me sindromën Down lindin te të gjithë prindërit e të gjitha shtresave sociale dhe intelektuale, te të gjithë grupeve etnike dhe prindërit te të gjitha moshave. Shanset për të lindur foshnjën me sindromën Down rriten me moshën amnore, madje më shumë pas moshës 35-vjeçare, mirëpo shumica e fëmijëve në Kosovë dhe në vende tjera lindin te prindërit nën moshën 35-vjeç.
Në Kosovë sipas të dhënave janë 563 fëmijë të prekur nga sindroma Down te të gjitha grupmoshave. Numri i lindjeve në vit,vetëm nga QKUK maternitet 14-21 foshnje me sindromën Down.
Sindroma Down ose trisomia e kromozomit 21 merr emrin sipas dr. Jon Langdon Down, i cili e përshkruaji për herë te pare sindromën Down.
Profesori Lejuen në vitin 1959 e zbuloi shkaktarin gjenetik të sindromës Down. Ai vërejti qe personat me këtë sindromë Down kishin në qeliza trupore nga tre kromozome 21, në vend të dy kromozomeve 21 që gjenden të personat tjerë. /kosovapress/