Po e humbim BE’në

Vuk Draskovic, Kryetar i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), ka deklaruar në një intervistë për gazetën e Republikës Srpska “Press” se Serbia duhet të ndryshojë strategjinë shtetërore “pasi nuk është gjë e mençur të ruajmë diçka që realisht nuk e kemi, me rrezikun që të humbim atë që kemi”.
“Zhurma kundër NATO-s është lufta kundër Perëndimit dhe Serbisë në BE. Çdo humbje, por edhe ajo kosovare, nuk duhet të shndërrohet në humbje të përgjithshme kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë Draskovic.
Ai ka thënë se prioritet për Serbinë duhet të jenë të drejtat e serbëve në Kosovë.
"Interesi ynë shtetëror dhe kombëtar është të marrim garanci ndërkombëtare për të drejtat e popullit serb në Kosovë dhe për mbrojtjen e trashëgimisë sonë fetare dhe historike në këtë territor, i cili nuk ka pushtet, sovranitet të Serbisë dhe në të cilin mbi 90 % e banorëve nuk janë serbë”, ka deklaruar ish – kryediplomati serb Vuk Draskovic.
“BE-ja apo Kosova? Për këtë nuk na pyet BE-ja. Këtë pyetje, pa nevojë, ia shtrojmë vetit”, ka thënë ai.
“Satirikët thonë :të mbesin edhe pa BE, por të ruajmë Kosovën!” Nuk është e mençur të ruajmë diçka që realisht nuk e kemi, me rrezikun që të humbin atë që kemi”, ka thënë Draskovic.