Mitrovica kërkon masa kundër sulmeve

Të shtënat me armë zjarri kanë shqetësuar qytetarët e veriut në Mitrovicë edhe gjatë natës së kaluar.
Zyrtarët komunalë të qytetit kanë kërkuar të martën në takimin e Komitetit lokal të sigurisë që strukturat e rendit të marrin masa dhe të parandalojnë këto probleme.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, ka thënë se gjatë javës së fundit ka pasur një situatë të paqëndrueshme.
“Në veri po vazhdojnë incidentet që po i shqetësojnë qytetarët”, ka thënë ai.
Të dielën vonë një shpërthim i fuqishëm ka pasur në shënjestër shtëpinë e një qytetari me përkatësi boshnjake në Lagjen e Boshnjakëve./Indeksonline/