Erdogan: Sulmet izraelite, të papranueshme

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar se sulmet e ajrore të Izraelit kundër Sirisë janë “të papranueshme”.
Gjatë fjalimit të tij të sotëm në parlament, Erdogan tha se “asgjë nuk mund ta arsyetoj këtë operacion”.
Zoti Erdogan, që ishte kritik i ashpër i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tha se sulmet mund t’i japin atij shkas për masakra ndaj kundërshtarëve.
Të dielën, Erdogani e ka cilësuar Assadin si “kasap”.
Njëherësh, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëri i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për mobilizim kundër vrasjeve nga forcat e regjimit të Sirisë.
Sulmet ajrore izraelite, të premten dhe të shtunën e kaluar, kundër kapaciteteve ushtarake në Siri, i kanë shtuar tensionet rajonale.
Raportohet se sulmet për cak e kishin transportin e armatimit iranian, që po dërgohej për militantët islamistë të linjës së fortë Hizballah, në Liban.
Kjo lëvizje, që është aleate e fuqishme e Assadit, shihet si kërcënim madhor nga Izraeli./Indeksonline/