E Shtunë, 31 Tetor 2026

KMDLNJ: Trajtim korrekt ndaj Naser Kelmendit

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë dhe biseduan me të ndaluarit Naser Kelmendi 56 vjeçar dhe Fuad Nikçi 32 vjeçar, shtetas i Malit të Zi.

”Dy të intervistuarit i deklaruan monitoruesve të KMDLNj-së se janë arrestuar me 05 maj në orët e mbrëmjes në Prishtinë dhe se gjatë arrestimit të tyre Policia e Kosovës ka pasur sjellje korrekte. Ndaj tyre nuk ka pasur përdorim të forcës , fyerje apo kërcënim dhe se të arrestuarit janë njoftuar me të drejtat e tyre.

Të arrestuarit kanë angazhuar mbrojtës që i kanë zgjedhur vet. Gjithashtu, të arrestuarit deklaruan se edhe gjatë intervistimit dhe gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit sjellja e zyrtarëve policorë dhe oficerëve është korrekte dhe nuk kanë vërejtje.

Monitorues të KMDLNJ-së vlerësojnë se edhe gjatë arrestimit si dhe gjatë ndalimit në QN nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria”, thuhet në kumtesën e KMDLNJ-së./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›