E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica organizon solemnitet në ditëlindjen e ish-presidentit Clinton

PRISHTINË- Në Mitrovicë do të festohet ditëlindja e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, për tp cilën komuna ka shpërndarë sot ftesat. 

Në ftesë bëhet e ditur se, në 19 gusht, në bashkëpunim me Shoqatën Miqtë e Amerikës, komuna e Mitrovicës, me rastin e 67-vjetorit të lindjes së mikut të madh të Kosovës, Presidentit Bill Clinton, organizon një solemnitet në Qendrën e Kulturës -Salla e Vallëzimit.
Në shenjë falënderimi e mirënjohje të përjetshme, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, shtatorja e ish-Presidentit amerikan është ngritur në një nga sheshet kryesore që mban edhe emrin etij, e përuruar në fillim të nëntorit 2009, në praninë e vetë Bill Clinton, në vizitën e tij të parë në Kosovën e pavarur, e cila ishte e dyta pas vizitës në kohën kur ishte President, pak muaj pas 12 qershorit 1999, Ditës së Lirisë – të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. 

Në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur nisi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s për t’u dhënë fund zhvillimeve tragjike të terrorit e spastrimit etnik kundër shqiptarëve kosovarë, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, nga Shtëpia e Bradhë i drejtohej kombit amerikan duke theksuar se “tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›