Ambasadori holandez viziton fabrikën e “Birra Korça”: Përveç cilësisë së shkëlqyer, ka standardet e BE-së
KORÇË- Ambasadori holandez në Tiranë Martin De La Beij gjatë vizitës së tij në qytetin e Korcës ka shfaqur një interes të veçantë për të parë nga afër fabrikën e "Birrës Korça". Pasi ka shijuar mbrëmjen e kaluar birrën e parë shqiptare, paraditen e sotme diplomati holandez ka vizituar nga afër ambientet ku prodhohet “Birra Korça”.
I shoqëruar nga investitori i fabrikës z/Irfan Hysenbelliu ,ambasadori De La Beij ka vizituar ambientet e brendshme të fabrikës ku kryhet dhe përpunimi i lëndës së parë të “Birrës Korça” për të arritur deri tek produkti final.
Përshtypjet e ambasadorit kanë qenë maksimale për fabrikën e “Birrës Korça” lidhur me teknologjinë dhe aparaturat moderne ndërsa e ka konsideruar atë si një nga investimet më të rëndësishme në Shqipëri.
“Jam vërtet i impresionuar me mënyrën si është organizuar fabrika e "Birrës Korça", pasi është një teknologji moderne. Kam parë dhe disa fotografi për këtë fabrikë, ku kam mësuar si ajo ka qenë më herët dhe si ka ndryshuar aktualisht. Ajo që kam parë është edhe cilësia e prodhimit të birrës që i përmbush plotësisht standardet e Bashkimit Europian dhe shpresoj që Shqipëria të hyjë sa më shpejt në Bashkimin Europian pasi kështu edhe kjo birrë do të ketë më shumë mundësi për të konkuruar tregjet e BE-së. Gjithçka në këtë fabrikë është e mrekullueshme dhe e përshtatur më së miri me standardet perëndimore. Ajo që doja të thoja është se përveç cilësisë dhe prodhimit të “Birrës Korça” është edhe marketingu që ka bërë kjo birrë, të cilën unë e pashë mbrëmë në festën e “Birrës Korça", ku u kënaqa shumë dhe ja kalova mrekullisht mirë. Natyrisht në këtë festë shijova dhe birrën Korça”, tha De La Beij.
Fabrika e “Birrës Korça” prej vitesh është kthyer në një vepër arti dhe ka ngjallur interes për këdo që mbërrin në Korçë. Tradita ,imazhi dhe cilësia e shkëlqyer e “Birrës Korça” e kanë bërë këtë fabrikë dhe produktin e saj të marrë edhe vlerësimet e ndërkombëtarëve.
(e.m/News24/BalkanWeb)