E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovica përkujtoi 74 dëshmorët e lirisë

Në Mitrovicë janë përkujtuar 74 dëshmorët e kësaj komune me një akademi dhe me homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Gjashtë qershori në komunën e Mitrovicës nga institucionet është zgjedhur si Ditë e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Në akademinë përkujtimore të mbajtur të dielën, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” , kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka thënë se tani e 11 vjet frymojmë të lirë dhe përditë ndjejmë rëndësinë e sakrificës dhe luftës heroike të bijve më të devotshëm të kësaj toke, të cilët me gjakun e tyre i dhanë jetë lirisë.

“U jemi mirënjohës dëshmorëve, të cilët na mundësuan që ne të jetojmë dhe të festojmë të lirë, por na mbetet obligim që bashkërisht të punojmë për forcimin e mëtejmë të këtij shteti, ashtu siç e kanë dashur ata që kanë dhënë jetën për të”, tha Kastrati.

Ndërkaq në emër të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të Mitrovicës, Alije Gashi-Tmava, ka thënë se nuk duhet harruar amanetin dhe sakrificën e dëshmorëve që vulosën pavarësinë e vendit. Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve në nivelin qendror, ka thënë se gjaku i dëshmorëve është bë bazament i pavarësisë së Kosovës, ndërsa që ka ftuar për unitet, veçmas rreth Mitrovicës, e cila, si tha, frymon ende ndryshe. Pjesë e këtyre aktiviteteve ka qenë edhe një program artistik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›