E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gauck i shkakton kokëçarje Merkelit

Mediet në Gjermani dhe aleatet tradicional të Angela Merkelit kanë mbështetur gjatë fundjavës kandidatin e opozitës për president, duke shtuar kështu rrezikun që kancelaria të pësojë fiasko gjatë votimit për president, më vonë këtë muaj.

Pas dorëheqjes së papritur të Horst Kohlerit javën e kaluar, pas kritikave në adresë të komenteve për angazhimin ushtarak të Gjermanisë jashtë vendit, Merkel përzgjodhi Christan Wullfin si kandidat për president.

Megjithatë, tani ka filluar të shtohet përkrahja për rivalin e tij, Joachim Gauck, aktivist anti-komunist në ish-Gjermaninë Lindore, njeri i cili nuk ka lidhje me asnjë parti politike në Gjermani.

E përjavshmja me ndikim, Der Spiegel, ka vendosur në ballinën e saj këtë javë fotografinë e Gauckut, me mbishkrimin “Presidenti më i mirë”.

Kandidatura e Gauckut u mbështet edhe nga e përditshmja gjermane Bildt.

Partitë kryesore opozitare, socialdemokratët dhe të gjelbrit, kanë përzgjedhur Gauckun për kandidat të tyre, veprim ky politik, i cili sipas medieve gjermane mund të dëmtojë Merkelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›