Gignac, pasardhës i Villas

Sipas të përditshmes franceze, L'Equipe, Valencia e ka zgjedhur pasardhësin e sulmuesit 27 vjeç, David Villa, i cili së fundmi u transferua tek Barcelona për 40 milionë euro. L'Equipe shkruante të shtunën se bëhet fjalë për sulmuesin e Toulouse, Andre-Pierre Gignac.
25 vjeçari kushton 15 milionë euro, një shumë kjo e lartë për kasën e varfër të Valencias. Si alternativë të Gignac, klubi spanjoll ka veteranin holandez Ruud Van Nistelrooy, që në gjashtë muajt e fundit u paraqit me Hamburg në Gjermani.