Mitrovicë, dhunë ndaj një të riu shqiptar
Mitrovicë - Një grup personash të maskuar kanë sulmuar një të ri shqiptarë në Mitrovicë. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e kaluar teksa i riu po kalonte në një lagje në very të qytetit. Policia bën të ditur se ai ëhstë sulmuar nga një grup personash ende të paidentifikuar, të cilët pasi e kanë kapur e kanë dërguar në lagjen Suhudoll dhe e kanë keqtrajtuar atë. Më pas, ata janë larguar duke mos lënë gjurmë nga akti I dhunshëm përveç shenjave në trupin e të riut shqiptar. Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes, nderkohe qe i lenduari ka marre ndihmen mjekesore.