Mitrovicë, forcat ndërkombëtare shtojnë masat e sigurisë
Mitrovicë-Në qytetin verior të Kosovës, në Mitrovicë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe policia e EULEX-it kanë shtuar masat e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës. Siç raporton BBC, situata është qetësuar pas shtimit të masave të sigurisë, ndërsa zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti nuk ka dhënë hollësi për motivet e dy shpërthimeve të mbrëmjes së të premtes. Policia thotë se shpërthimi i parë ka ndodhur në afërsi të një kafeneje në veri të Mitrovicës duke dëmtuar shtatë makina.
Incidenti nxiti reagimin e dhunshëm të një grupi serbësh, të cilët i vunë flakën dyqanit të një shqiptari, në Lagjen e Boshnjakëve. Shpërthimi i dytë ndërkaq ndodhi në këtë lagje, derisa zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin zjarrin. Tre nga të lënduarit nga ky shpërthim janë zjarrfikës. Jeta e tyre është jashtë rrezikut, thonë mjekët e spitalit në veri të Mitrovicës.