Sejdiu: Qytetarët e Kosovës tu shmangen provokimeve
Prishtinë-Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu bëri thirrje të shtunën të gjithë qytetarëve të vendit, pas incidenteve në Mitrovicë që t’u shmangen provokimeve të ndryshme dhe t’u ndihmojnë institucioneve të rendit për ruajtjen e stabilitetit dhe të qetësisë. “Aktet e tilla të dhunshme, pa marrë parasysh motivet dhe autorët që qëndrojnë prapa tyre, nuk i shërbejnë perspektivës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”-, theksoi Sejdiu. Gjithashtu, ai i ftoi institucionet përgjegjëse për sigurinë në vend, KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe organet e hetuesisë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për sundimin e rendit dhe të ligjit, për ndërtimin e një shoqërie të lirë e demokratike që u krijon mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk do të lejojnë që aktet e tilla ta vënë në rrezik të ardhmen euroatlantike të vendit”, pohoi Presidenti Sejdiu, duke u uruar shërim të shpejtë zjarrfikësve dhe qytetarëve të lënduar.