E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice gjendja nen kontroll


Situata e sigurisë në veriun e Kosovës gjatë orëve të vona të së martës ka qenë e qetë, ndërkohë që edhe në mëngjesin e së mërkurës nuk është regjistruar ndonjë incident.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti tha për Radion Evropa e Lire, se gjatë orëve të natës nuk është regjistruar ndonjë incident madhor, që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme.

Hoti ka shtuar se, pavarësisht situatës së qetë, është vërejtur atmosfera e tensionuar, e cila ndihet në veri të vendit.

“Gjithësi, situata e krijuar në pikën kufitare 1, edhe përkundër faktit që nuk ka reflektuar në aspektin e sigurisë në zonat DoganatPërleshje në veri të MitrovicësNdërhyn KFOR, heq barrikadat Kuci: Zhbllokim rrugëve në veri tjera, tensionet janë të pranishme. Është e natyrshme. Por, është me rëndësi që situata mbahet nën kontroll, që të mos lejohet që kjo të reflektojë në masa më të mëdha të sigurisë”, tha Hoti.

Situatën në veriun e Kosovës në përgjithësi si të qetë e ka përshkruar edhe Marko Jakshci, lider politik i serbëve të veriut të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate ka dënuar fuqishëm, siç është thënë, dhunën e ushtruar ndaj forcave paqeruajtëse të KFOR-it nga ana e strukturave kriminale në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinjë.

Gjatë ditës së martë, të paktën katër ushtarë të KFOR-it e disa serbë u plagosën nga një përleshje ndërmjet tyre në pikën kufitare në Jarinjë.

Kjo përleshje nisi pasi KFOR-i kishte bllokuar rrugën alternative të cilën serbët lokalë e kishin hapur ilegalisht për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Pas bllokimit të rrugës serbët e revoltuar kishin nisur të gjuanin me gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it, ndërsa është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri në drejtim të tyre.

Gurëve KFOR-i iu është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke përdorur plumba gome.

 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Përplasje për maunet e Kosovës
Mallrat nga Kosova po hyjnë në Serbi përmes dokumentacionit të dyfishtë, duke u pajisur edhe me dokumente të nevojshme nga strukturat paralele e  ilegale serbe në Kosovë. Kosovë-Serbi, sot bisedimet
Përvec disa takimeve bilaterale Prishtinë-BE dhe Beograd- BE, raundi i shtatë i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi u shty për disa orë, pritet të mbahet të mërkurën paradite në Bruksel. Tadic: KFOR, dhunë ndaj serbëve
Serbia konsideron se situata në veri është një dhunë ndaj serbëve të atjeshëm. Politikanët serbë kanë reaguar duke dënuar ngjarjet e reja në këtë zonë. Stefanovic, takim me ndërkombëtarët
Kryenegociatori serb Borko Stefanovic do të zhvillojë më parë një takim me zyrtarë ndërkombëtarë para se të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me palën kosovare.
Kosovë, “korrupsion masiv me tenderat”
Korrupsioni në Kosovë është një fenomen mëse real, që ka depërtuar në organizmat më të lartë shtetërorë e institucionalë.

Lajmet kryesore

Jaupllari: Keqmenaxhim i barnave spitalore
"Vetëm 5 farmacistë të licensuar"
OSBE, pro opozitës për rregulloren
Kosovë-Serbi, sot bisedimet
Gjyq vetëm me gazetarët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›