E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovice, gjykatat parlalele ne veri, te paligjshme

MITROVICE- Autoritetet në Kosovë e kanë cilësuar si të paligjshëm emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në Gjykatën në veri të Mitrovicës nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në Beograd.Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi e cilësoi vendimin e Serbisë si ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kosovës.Kelmendi tha se gjykatat paralele në veri të Mitrovicës janë të paligjshme dhe nuk mund të funksionalizohen me vendimet e autoriteteve në Beograd- citon BBCSipas saj, çdo vendim i tyre nuk do të zbatohet në territorin e Kosovës.Qëndrimi i autoriteteve në Prishtinë pasoi një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Serbisë në ditën e fundit të vitit të kaluar për betimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë për Gjykatën në veri të Mitrovicës, e cila do të ketë degët e saj edhe në enklavat tjera serbe.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›