E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen maskat, grabitet furgoni i linjës Selishtë- Tiranë

MAT- Persona të armatosur dhe me maska i kanë zënë pritën një furgoni të linjës Selishtë të Dibrës- Tiranë dhe kanë grabitur pasagjerët. Grabitja ndodhi rreth orës 08.00 të mëngjesit në vendin e quajtur Vig të Matit.Grabitësit, sipas dëshmitarëve, dy persona me maska dhe automatik, kanë dalë para furgonit. Më pas kanë urdhëruar pasagjerët, nën kërcënimin e armëve rreth 20 persona, të zbrisnin në tokë duke i kërkuar që të jepnin të gjithë lekët që kishin me vete, si dhe aparatat celularë. Sipas dëshmisë së një gruaje, e cila ka qenë në furgonin me targa 2092 T të linjës Selishtë- Tiranë, grabitësit u kishin marrë lekët vetëm burrave, ndërsa gratë i kishin urdhëruar më pas të hypnin në furgon. Ajo tregon se grabitësit nuk kishin ushtruar dhunë ndaj pasagjerëve.Aktualisht furgoni ndodhet në komisariatin e Burrelit, ku dhe ekspertët hetimorë po kryejnë veprimet e duhura procedurale. Pak kohë më parë, në nëntor të 2009 po Vig të Matit u krye grabitja e furgonit të kësaj linje. Policia nuk ka mundur ende të identifikojë autorët e grabitjes me maska.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›