E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi priti deputetin Malaj dhe studiuesit Metax dhe A. Neathery

PRISHTINË-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me Arben Malaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Eric Metaxa, autor i librit “Një jetë me integritet” dhe dr.James A Neathery, bashkautor i projektit për promovimin e vlerave të parlamentarizmit.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit bënë një prezantim të aktiviteteve lidhur me vlerat e integritetit të personave publik, me theks të veçantë për deputetët.
Duke folur lidhur me nevojën e promovimit të vlerave parlamentare, bashkëbiseduesit theksuan se sidomos në shoqëritë në tranzicion ka rëndësi shumë të madhe integriteti i personave, e posaçërisht i lidershipit.
Me këtë rast z. Eric Metaxa ia dhuroi kryekuvendarit Kasniqi librin autorial :”Një jetë me integritet”, si dhe një libër të autorit Stephen L.Carter me titull:”Integriteti”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›