Mitrovicë, patrulla e policisë qëllohet me armë, s'ka të lënduar
MITROVICE- Tre persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në lagjen ‘Tre rrokaqiejt’, zonë kjo e banuar me popullatë të përzier.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti ka thënë se askush nga policët në këtë incident nuk është lënduar. Ai ka përjashtuar mundësinë e sulmit të motivuar etnikisht, duke thënë se në patrullë, kanë qenë një polic shqiptar dhe një tjetër serb. Policia nisi hetimet ndërsa ka përfshirë ngjarjen në tentim vrasje dhe dëmtim të pronës së luajtshme.
(s.g/balkanWeb)