Mitrovicë, plagoset deputeti Miletiç
Petar Miletiç, deputet i Kuvendit të Kosovës, është plagosur mëngjesin e sotëm.
"Në orën 8 të mëngjesit në rrugën Tanavska Rajica, duke dalë nga banesa e tij në veri të Mitrovicës është palgosur Petar Miletiq me një plumb që besohet ta ketë goditur mbi gju. Besohet se së paku katër plumba janë gjuajtur në drejtim te tij, por vetëm një e ka goditur, Miletiç po trajtohet në Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës", tha zëdhënësi i Policisë së Kosoves, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Miletiç është zyrtar i lartë i Partisë Liberale Serbe.