E Diel, 1 Nëntor 2026

Buffet, dhurim rekord për bamirësi: 1.6 miliardë dollarë për fondacionin Gates

Në 2006 është zotuar se do të japë 99% të pasurisë në bamirësi

Worren Buffet, investitori miliarder amerikan ka dhuruar 1.6 miliarder amerikan ka dhuruar 1.6 miliardë dollarë për një fond bamirës të krijuar nga miku dhe miliarderi tjetër amerikan, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda. Një pjesë tjetër e parave ka shkuar në fonacionin e krijuar nga bashkëshortja e tij e ndjerë, Susan dhe tre fëmijët e tyre. Buffet, një nga investitorët më të pasur dhe më të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një kompani investimesh në Berkshire Hathaway është zotuar në vitin 2006 se do të japë për bamirësi vit pas viti 99% të pasurisë së tij. Kështu, që prej disa vitesh, ai ka dhuruar para veçanërisht në fondacionin e Bill dhe Melinda Gates, por shuma e këtij viti ka qenë më e madhe se e viteve të tjera dhe kjo për shkak se biznesi i tij, pavarësisht nga situata e krizës financiare që ka qenë e keqe për shumë kompani, për kompaninë e tij ka qenë shumë i mbarë. Buffet është një anëtar i Fondacionit të Bill dhe Melinda Gates i cili veç të tjerash merret edhe me mbështetjen e zhdukjes së sëmundjes së poliomielitit nga vendet e varfra, me mikrofinancë dhe bursa universitare. Në fondacionin e Bill dhe Melinda Gates janë të punësuar 830 persona dhe vetëm vitin e kaluar janë shpenzuar për realizmin e projekteve të ndryshme 3 miliardë dollarë. Ndërsa fondacioni “Susan Thempson Buffet”, i gruas së ndjerë të investitorit kryesisht merret me dhënien e bursave të studimit për studentët e shkëlqyer të shkollave të mesme që duan të ndjekin studimet e larta në universitete të mira, por që nuk kanë mundësi. Buffet vetë ka 43 miliardë dollarë aksione në kompaninë e tij që ka një fitim gjithnjë e më të madh. Në vitin 2006 Buffet bëri dhurimet më të mëdha filantropike në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke i dhënë fondacionit “Gates” 37 miliardë dollarë. Në korrik ai dhe miku i tij, Gates, të dy miliarderë u zotuan që gjysmën e pasurisë së tyre ta jepnin për bamirësi. Pas dhurimeve që kanë bërë së fundi Buffet dhe Gates janë sërish sipas listës së “Forbes” i dyti dhe i treti më të pasurit në botë. Vendin e parë në këtë listë të përpiluar së fundi e mban miliarderi meksikan, Carlos Slim.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›