E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heinze: Maradonna mos u largo

Mbrojtësi argjentinas Gabriel Heinze ka kërkuar nga legjenda Diego Maradonna të vazhdojë të jetë trajner i Argjentinës.

Pas eliminimit zhgënjyes prej 4-0 nga Gjermania në çerekfinale të Kupës së Botës, Maradonna tha se ai mund të japë dorëheqje. Por një që është pro qëndrimit të tij është Heinze.
"Tani nuk është koha për të marrë vendime. Sigurisht ai do të bëjë mirë të presë derisa emocionet të qetësohen. Maradonna ka punuar vërtet shumë mirë dhe do të ishte shumë mirë për të të vazhdojë".

Maradonna është kritikuar edhe për shkak se kishte lënë jashtë ekipi disa lojtarë me përvojë përfshirë edhe fituesit e Ligës së Kampionëve si Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›