Mitrovicë, tjetër incident, plagoset deputeti Miletic
MITROVICE- Një deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe zyrtar i lartë i Partisë Liberale Serbe
është plagosur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosoves, për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti ka thënë se “deputeti Petar Miletiç, është plagosur rreth orës 08.00 të mëngjesit të sotëm rrugën Tanavska Rajica, duke dalë nga banesa e tij në veri të Mitrovicës”, citon Radio Europa e Lirë.
Zëdhënësi i policisë thotë se besohet se së paku katër plumba janë gjuajtur në drejtim te tij, por vetëm një e ka goditur, që besohet se ka prekur gjurin. Miletiç po trajtohet në Qendren Spitalore në veri të Mitrovicës.
Incidenti ndodh vetëm pak ditë nga incidenti i së premtës në Mitrovicë, ku një qytetar humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi, gjatë një proteste të serbëve kundër hapjes së zyrës për regjistrim civil të qeverisë së Kosovës. Ndërkohë Komandanti Suprem i Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë, admirali James Stavridis qëndron sot në Kosovë për t’u njohur me situatën aktuale në vend.
Zyrtari i lartë i NATO-s në takimet me udhëheqësit kosovarë do të diskutojë gjendjen e sigurisë, me theks të posaçëm atë në veriun e banuar me shumicë serbe, pas incidentit të fundit.
(s.g/BalkanWeb)